Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është parë teksa po merr pjesë në “Marshin për Drejtësi”, shkruan Insajderi.
Pranë Osmanit shihet edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza si dhe Taulant Balla.
Në sheshin ‘Skënderbeu’, nën valëvitjen e flamujve të UÇK-së, Kosovës dhe atij kombëtar, qytetarët përmes këtij marshi simbolik po kërkojnë drejtësi për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në Hagë.
Nga pamjet shihet një numëri i konsiderueshëm i të pranishmëve.
Mbi gjithë këtë, qëndron një mbishkrim “Drejtësi, jo politikë” të shoqëruar edhe me fotografinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët tash e më shumë se pesë vjet po gjykohen në Speciale.














