Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Klan Kosova merr vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30.
Në ftesën që ka parë gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, mes tjerash thuhet: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
“Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”.
Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.













