Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani përkrah protestën e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

15/10/2025 - 11:44
në Lajme
A A
Presidentja Osmani përkrah protestën e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se e përkrah protestën që do të organizohet të premten në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Osmani ka thënë se e ka përkrahur secilën protestë që thërret për drejtësi.

“E mbështes këtë protestë. E kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi.

Drejtësi që respekton parimet më të larta të mbrojtës së të drejtave të njeriut.

Krerët e UÇK pikërisht se kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, pa asnjë dyshim për drejtësinë”, ka thënë Osmani në një prononcim për media, raporton Express.

Osmani ka thënë se Kosova kërkon respektim të parimeve më të larta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe se u jep të drejtë qytetarëve që kërkojnë respektim të këtyre standardeve.

“Por ne kërkojmë që parimet më të larta të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të respektohen. Unë i jap plotësisht të drejtë qytetarëve tanë sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, ka shtuar tutje Osmani.

Osmani ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë për liri, për mbrojtje të popullit të pafajshëm, çlirim e mbrojtje të pragut të shtëpisë. Osmani ka thënë se UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, Republikën e Kosovës.

“Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri , për të mbrojtur popullin, për ta çliruar Kosovën nga okupimi shekullor dhe luftë që ka pasur në fokus mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe për të mbrojtur qytetarët e pafajshëm. Për këdo që e ka parë me sytë e vetë se çfarë ka ndodhur në luftën e fundit, ka qenë vetëm një agresor dhe ajo ka qenë Serbia, ka qenë një viktime dhe ajo është Kosova, populli i Kosovës. UÇK ka mbrojtur me dinjitet qytetarët e Kosovës, ka mbrojtur me dinjitet Republikën e Kosovës dhe drejtësinë e kësaj luftë do ta mbrojmë deri në fund”, ka përfunduar Osmani./Express/

JU REKOMANDOJMË

Sa vota i mori Natyra Kuçi në fshatin e Ramush Haradinajt, Gllogjan?
Kryesore

Sa vota i mori Natyra Kuçi në fshatin e Ramush Haradinajt, Gllogjan?

15/10/2025 - 14:49
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2025
Lajme

14 kushërinj të familjes Peci garuan me VV, vetëm 3 morën më shumë se 10 vota

15/10/2025 - 14:26
“S’del më në televizion”- Kërcënimet e “thata” të Faton Pecit ndaj Arian Tahirit, ia përmendi disa screenshota
Kryesore

Peci paditë gazetarët, një ditë pasi Prokuroria nisi hetimet për vjedhje votash në Mitrovicë

15/10/2025 - 14:00
Vuçiq: Në kampin për stërvitje luftarake në Serbi ishin edhe tre shtetas rusë
Lajme

Vuçiq: Në kampin për stërvitje luftarake në Serbi ishin edhe tre shtetas rusë

15/10/2025 - 13:55
The Guardian: Anulimi i turpshëm që Putini ia bëri samitit arab sinjalizon rënien e ndikimit në Lindjen e Mesme
Lajme

The Guardian: Anulimi i turpshëm që Putini ia bëri samitit arab sinjalizon rënien e ndikimit në Lindjen e Mesme

15/10/2025 - 13:53
Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?
Lajme

Pse flamuri amerikan shfaqet “mbrapsht” në uniformat ushtarake?

15/10/2025 - 13:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    417 Shpërndaje
    Shpërndaje 167 Tweet 104
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Gazetari nga Mitrovica: Tren bullgar në Shipol, në disa klasë tepron nga një fletëvotim

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje të votave në Mitrovicë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Kush fitoi në Batllavë, në fshatin e lindjes së Ekrem Hysenit të LDK-së

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë