Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, z. László István Dux.
Ceremonia u zhvillua në institucionin e presidencës, ku Osmani i uroi mirëseardhjen ambasadorit dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.
Në postimin e presidencës në Facebook, theksohet se Hungaria ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Presidentja Osmani shprehu përkushtim për zgjerimin e marrëdhënieve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë arsim dhe ekonomi.