E para e vendit, Vjosa Osmani gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me thellimin e bashkëpunimit midis dy shteteve.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, takova Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton dhe me partnerë nga mbarë bota, në interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë.














