Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani vazhdon me sukses prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, takohet me mbretin e Jordanisë dhe homologun bullgar në takimin e ‘Aqaba’ në Sofje

04/04/2025 - 13:13
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani vazhdon me sukses prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, takohet me mbretin e Jordanisë dhe homologun bullgar në takimin e ‘Aqaba’ në Sofje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe homologun bullgar, Rumen Radev. Ky takim është vazhda e takimeve në Aqaba të Sofjes.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” shkroi se ky takim ka qenë për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

“Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajona”, ka shkruar Osmanil.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bullgari, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Procesin Aqaba për Ballkanin III.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ka udhëtuar për në Bullgari, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.”

Osmani do të mbajë fjalim në hapje të samitit dhe do të zhvillojë takime të ndara bilaterale.

“Në kuadër të vizitës në Sofje, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në hapje të Samitit si dhe do zhvillojë takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrëse. Gjatë këtyre takimeve, do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.”

“Ky takim organizohet nën patronazhin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Procesi Aqaba, i iniciuar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe adresimin e sfidave të sigurisë.”

Zyra e Presidencës thotë se Osmani do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike.

“Presidentja Osmani do të theksojë angazhimin e suksesshëm të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe partnerët strategjikë. Në këtë kuadër, ajo do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike.”

JU REKOMANDOJMË

Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane
08/04/2026 - 09:47

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe misteri mbi gjendjen e tij shëndetësore,  ushtria amerikane me anë të një postimi në X thotë se burime zyrtare nga Teherani kanë...

Më shumëDetails

Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin

Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
08/04/2026 - 09:43

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se beson që Kina ndihmoi Iranin të negociojë një armëpushim, raportoi agjencia e lajmeve AFP. “Dëgjoj se po”, tha Trump në një telefonatë...

Më shumëDetails

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren- Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
08/04/2026 - 09:38

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në...

Më shumëDetails

Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare

Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare
08/04/2026 - 09:22

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh procedurale dhe të përcaktohet rendi i ditës...

Më shumëDetails

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar

Irani hap Ngushticën e Hormuzit, nisin lëvizjet e para të transportit detar
08/04/2026 - 09:10

Kur kanë kaluar disa orë nga marrëveshja SHBA-Iran për një armëpushim dyjavor, kanë filluar lëvizjet e transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit. Por, të dhënat kanë treaguar numër...

Më shumëDetails

Izraeli: Armëpushimi në luftën e Iranit nuk vlen për Libanin!

Izraeli: Armëpushimi në luftën e Iranit nuk vlen për Libanin!
08/04/2026 - 08:39

Armëpushimi dyjavor i rënë dakord midis Uashingtonit dhe Teheranit në Luftën Iran-Irak nuk vlen për Libanin, sipas qeverisë izraelite. Ndërsa Izraeli mbështet armëpushimin në Iran, ai “nuk përfshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë