Pas lajmit se Sunny Hill me gjithë atë do të mbahet në Prishtinë, ka reaguar presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ishte në mesin e liderëve institucional, të cilëve Dukagjin Lipa u dërgoi letër ku sqaronte pse festivalin do ta zhvendoste në Tiranë.
Sot, pasi u njoftua se palët kanë arritur të dakordohen dhe “Sunny Hill” u rikthye në Prishtinë, Presidentja Osmani ka shpërndarë një postim të këngëtares Dua Lipa, për t’i treguar se mezi po pritet festivali i saj.
“Mirësevjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim ta kemi festivalin ‘Sunny Hill’ në Prishtinë, të cilës i përket”, ka shkruar Presidentja.