Në rrjetet sociale po qarkullon një pretendim se dokumentet e fundit për Jeffrey Epstein sugjerojnë se ai nuk ka vdekur, por është ende gjallë.
Sipas kësaj teorie, autoritetet amerikane kishin “dije paraprake” për vdekjen e tij, duke krijuar përshtypjen se gjithçka ishte e sajuar..
BBC ka kryer verifikimin e dokumenteve dhe ka konfirmuar se këto pretendime janë të pavërteta.

Data e përmendur si “provë” në dokumentin e brendshëm të Departamentit të Drejtësisë – 9 gusht 2019, një ditë para se Epstein të gjendej i vdekur – nuk është një dokument zyrtar dhe nuk provon asgjë.
Të gjitha raportet zyrtare, përfshirë obduksionin dhe dokumentet e burgut, konfirmojnë se Jeffrey Epstein ka vdekur më 10 gusht 2019.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sqaruar se data në draft ishte një gabim administrativ dhe nuk ka lidhje me ndonjë manipulim të vdekjes së tij.
Ekspertët e BBC-së theksojnë se qarkullimi i këtyre teorive të konspiracionit është rezultat i një interpretimi të gabuar të dokumenteve jozyrtare dhe nuk ka prova që mbështesin pretendimet se Epstein është gjallë. /Telegrafi














