Zotëria i Parë i Kosovës do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Global “Fostering the Future Together”.
Zotëria i Parë i Republikës e Kosovës, Prindon Sadriu, është ftuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, për të marrë pjesë në samitin e nismës “Fostering the Future Together” (FFT).
banner
Sipas njoftimit, Sadriu do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të FFT, i cili do të mbahet më 24 dhe 25 mars në Shtëpia e Bardhë dhe në Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë koalicion synon të krijojë mundësi që nxënësit dhe fëmijët në vend të përfitojnë nga projekte, programe dhe inovacione të kompanive të njohura amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma digjitale të avancuara, inteligjencë artificiale dhe mjete të reja edukative që mbështesin zhvillimin dhe kreativitetin e tyre.
Në njoftim theksohet se nisma vendos fokus të veçantë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në epokën digjitale, duke përfshirë edhe sigurinë online.
Kosova iu bashkua kësaj nisme me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, duke u rreshtuar ndër shtetet e para që marrin pjesë në këtë platformë globale për mbrojtjen dhe fuqizimin e të rinjve në botën digjitale.














