Sot mbahet ceremonia inaguruese e qendrës tregtare “Prishtina Mall”, sipas një njoftimi të dërguar për media nga kjo kompani.
Njëri nga aksionarët e kësaj qendre tregtare, Skender Bajrami, pronar i autosallon “Alberti”, ditë më parë u arrestua nën dyshimin për fajde.
Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të kësaj qendre tregtare duke i pyetur nëse në ceremoninë inauguruese do të marrë pjesë, Skender Bajrami, i arrestuar për fajde por që u lirua shpejt nga shteti.
Por nga kjo qendër tregtare nuk kanë kthyer përgjigje nëse i dyshuari për fajde merr pjesë apo jo në hapjen e “Prishtina Mall”.
Ceremonia hapëse mbahet sot nga ora 18:00.
Veriu.info raportoi eksluzivisht për arrestimin e pronarit të autosallonit “Alberti”.
Bajrami ishte njëri nga 15 të arrestuarit nën dyshimin e veprës penale të fajdes, por është i vetmi që u lirua më masë të veçantë duke ia ndalur që t’iu afrohet të dëmtuarve, Xhavit Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani pasi dyshohet për tri vepra penale të fajdes.













