Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Priti 10 vite për hakmarrje: Historia e 81 vjeçarit me plis në kokë që vrau serbin famkeq që ia vrau gjyshin kur ishte 5 vjeçar

15/02/2022 - 08:49
në Lajme, Ndryshe
A A
Priti 10 vite për hakmarrje: Historia e 81 vjeçarit me plis në kokë që vrau serbin famkeq që ia vrau gjyshin kur ishte 5 vjeçar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Azem Makolli, 81 vjeçari është njëri nga burrat e pakët që njerëzit i këndojnë këngë për së gjalli. Ai gjithë jetën e tij ia kushtoi çështjeve kombëtare për të cilat ishte edhe njëri nga të burgosurit politik.

Gjyshi i tij kishte qenë njëri nga shqiptarët të cilët kishin për qëllim bashkimin e popullit shqiptar.

“Babgjyshi jem ka ra në burg në Podujevë, u ik nga burgu e u dal në mal. Gjyshi ishte komandant i Ballistëve. Shkijet të armatosur deri në dhëmbë kanë ardh një mëngjes e ma kanë rretheku babgjyshin derisa ishte duke punuar, na kanë rrethu edhe neve. Unë 5 vjet i kam pas por e mbajë mend si sot. Pasi na kanë rretheku babgjyshi i ka thanë Ymerit merri djemtë e pshtomi prej këtu. Ymeri u largu, e një musafirë që e kemi pas në shpi, shkijet e kanë nxanë tu ik e ma kanë vra edhe musafirin”, tregoi ai se si filloi e tërë historia.

Makolli tregoi se gjyshi i tij vdiq pasi njëri serb ia vrau e i ndjeri nga plaga ra me shpinë në tokë. Sipas traditave, Makolli thotë se ai që bie në shpinë kur të vdes i merret gjaku(kërkon hakmarrje) ndërsa ai që bie në të kundërtën nuk ndrodh njejtë.

“Babëgjyshin ma kanë gju me automat e me pushkë, e ma kanë rrok, ka ra në kokërr të shpinës. Ai njeri që bjen në kokërr të shpinës, atij iu merret gjaku, ai që bjenë përmys kurrë si merret gjaku. Ai shka m’i ka vra 6 veta”, tha ai.

Makolli tregoi se si nga mosha 5 vjeçare u rritë me frymën e hakmarrjes, shkruan GazetaDemos.

“Unë prej atë ditë që ai ma ka vra babgjyshin, veç kom pritë deri të rritna, prej 5 vjet kur i kom pas e kom pas ndër mend si të rritna me e vra atë shka”, u shpreh Makolli.

Ai tregon se si ka shkuar në Beograd e në Bosnje për të punuar e për t’i fituar parat e armës me të cilen edhe do ta vriste serbin.

“E bleva armën e u ktheva në Kosovë, qohna unë prej Prishtinës e hypi në tren e shkojë me një kojshi tek shpia e shkaut. E pyes për vendodhjen e një shpie, ai më thotë se nuk e din edhe mi jep do kumbulla, kur mi jepi kumbullat unë e qoj dorën në allti me kap e me vra, po tani thash qysh me vra unë kur mi dha kumbullat, e shkojë në rek e i gjuj kumbullat. 7 ditë e ka shty ai me ato kumbulla, se unë qatë ditë mu kanë e kisha vra e se kish ditë kërkush. Po ai kojshia shkon të nestrit e i kallxon atij shkaut kush jom unë e që e kom njet me vra, unë kthehem në shtëpi”, tregoi ai.

Pas takimit të parë të tyre, Makolli rrëfen edhe takimin e fundit me të, ditën kur edhe arriti ta marrë hakun e gjyshit. Makolli atë kohë i kishe vetëm 15 vjet.

“Po shkojë në treg e po i shoh do thas e po i ves ata shoktë, të kujt jonë këta thas e po me kallxojnë që sot vjen shkau me i marr ata thas. E unë po i largojë shoktë e mij prej tregut që mos mu arrestu edhe ata. Kur po e shoh shkaun po vjen në drejtim temin, kur më pa më njofti kush jom unë e po e qon doren menjëherë në allti me më vra, po unë e nxjerra alltin ma shpejtë e po e rroki direkt në zemër tej për tej”, tregoi ai historinë se si e vrau shkaun për hakmarrje.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: Viktima që u mbyt nga vetura në Skënderaj, është profesori Miftar Lushtaku

E dhimbshme: Viktima që u mbyt nga vetura në Skënderaj, është profesori Miftar Lushtaku
17/03/2026 - 23:57

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në orët e mbrëmjes në Skenderaj. Bëhet e ditur se i vdekur në vend të ngjarjes ka mbetur profesori...

Më shumëDetails

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)
17/03/2026 - 23:33

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete
17/03/2026 - 23:16

Një mrekulli ka bërë stafi i emergjencës së Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” duke kthyer në jetë një fëmijë të moshës 3 vjeçare që arriti aty pa shenja...

Më shumëDetails

“Gërvalla dhe Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për presidente”

“Gërvalla dhe Peci kërcënuan deputetët që të mos e votojnë Osmanin për presidente”
17/03/2026 - 23:02

Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë, Ruzhdi Blakaj, ka bërë deklarata të forta kundër udhëheqësve të partisë dhe dy figurave kryesore të saj, Donika Gërvalla...

Më shumëDetails

Molliqaj: PSD-ja është subjekti i vetëm që ka narracion politik

Molliqaj për vendimin e Speciales: Kjo gjykatë tashmë ka shkaktuar shumë dëm, reagimi nuk duhet ta presë ditën e fundit
17/03/2026 - 22:48

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se PSD-ja është i vetmi subjekt politik që ka narracion politik dhe ide të qarta, ndryshe nga subjektet e tjera që sipas...

Më shumëDetails

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person

Dyshohet se i pastroi mbi 2 milionë euro përmes kompanive të tij, kapet dhe ndalohet për 48 orë një person
17/03/2026 - 22:42

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës kanë zhvilluar hetime ndaj gjashtë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë