Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Privilegjet e Vjosa Osmanit dhe familjes së saj pas përfundimit të mandatit presidencial

06/04/2026 - 19:00
në Lajme
A A
Privilegjet e Vjosa Osmanit dhe familjes së saj pas përfundimit të mandatit presidencial
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mandati i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës përfundoi më 04.04.2026 dhe ulësen e të parës së shtetit, përkohësisht e zuri kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Por, edhe pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar presidencial, Osmanit i njihen disa të drejta me Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, duke nisur nga thirrja “Presidente”, e cila do të vazhdojë t’i vlejë.

Në bazë të këtij ligji, ajo ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është 70% e pagës të cilën e ka marrë si kryetare shteti.

Po ashtu, Osmani dhe familja e saj (burri dhe fëmijët) kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatë mujore të tranzicionit në jetën private. Fondet mund të përdoren për zyre, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën tranzitore.” – thuhet në ligj.

Presidentja Osmani dhe familja e saj kanë të drejtë të kenë përcjellje zyrtare, pra mbrojtje të afërt, për tri vitet e ardhshme.

Në këto kushte, ish-presidentes i lejohet të marrë pjesë në manifestimet shtetërore sipas radhës protokolare në vend.

Në rastin e Osmanit, bashkë me burrin e saj, Ligji u lejon që ta përdorin pasaportën diplomatike të Kosovës tërë jetën, kurse fëmijët e tyre kanë të drejtë deri në moshën 18-vjeçare.

“Presidenti i Republikës së Kosovës ka të drejtë në shpenzimet materiale për aktivitetet e tij/saj, në rastet kur këto aktivitete ushtrohen në cilësinë e ish-Presidentit. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni sigurohen nga buxheti i përcaktuar për Zyrën e Presidentit të Kosovës.” – thuhet në ligj.

Ligji e përcakton se në periudhën pesë vjeçare pas përfundimit të mandatit të presidentit, nuk mund të jenë më shumë se tre persona në personel profesional të zyrës.

“Presidenti angazhohet nga Qeveria e Kosovës në aktivitete shtetërore, atëherë periudha pesë vjeçare fillon nga përfundimi i angazhimit të Presidentit.” – thuhet në ligj.

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi
06/04/2026 - 20:40

Irani ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të përkohshëm, raporton NBC News, duke iu referuar agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit...

Më shumëDetails

“Zyra e Presidentes së 6-të” Vjosa Osmani ndryshon emrin e faqes zyrtare të Presidentes– Sqarohet ekipi i saj

“Zyra e Presidentes së 6-të” Vjosa Osmani ndryshon emrin e faqes zyrtare të Presidentes– Sqarohet ekipi i saj
06/04/2026 - 20:25

Faqet në rrjetet sociale që i shfrytëzoi Presidenca e Kosovës në krye me Vjosa Osmanin për të komunikuar me publikun për një mandat, tashmë janë rikthyer në emër...

Më shumëDetails

Pamje kur shoferi e humb kontrollin e bie në liqenin e livoqit në Gjilan

Pamje kur shoferi e humb kontrollin e bie në liqenin e livoqit në Gjilan
06/04/2026 - 20:14

Një aksident ka ndodhur sot në Gjilan, ku një veturë ka përfunduar në Liqenin e Livoqit pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Sipas pamjeve të...

Më shumëDetails

Ish-presidentja Vjosa Osmani në varrimin e Don Kelmend Spaqi: Do të kujtohet për guximin e humanizmin

Ish-presidentja Vjosa Osmani në varrimin e Don Kelmend Spaqi: Do të kujtohet për guximin e humanizmin
06/04/2026 - 19:51

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar dhe nderuar figurën e Don Kelmend Spaqit gjatë një ceremonie në fshatin Velezhë, duke e cilësuar atë si simbol të rrallë...

Më shumëDetails

Haradinaj për protestën: Thirrje për ata që ndërhynë për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoni të Veriut

Dita e Veteranit: Haradinaj mbledh të dielën luftëtarët e UÇK-së
06/04/2026 - 19:23

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkrahur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo protestë është...

Më shumëDetails

KFOR-i amerikan dhuron donacion njësisë së zjarrfikësve në Mitrovicë

KFOR-i amerikan dhuron donacion njësisë së zjarrfikësve në Mitrovicë
06/04/2026 - 19:19

Përfaqësues të KFOR-it amerikan kanë vizituar njësinë e zjarrfikësve në Mitrovicë, ku janë pritur nga komandanti i saj, Burim Ibishi, raporton Veriu.info. Ibishi ka falënderuar KFOR-in amerikan për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë