Majko ka thënë se procesi gjyqësor në Hagë “po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës”.
“Ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë!”, ka thënë Pandeli Majko, ish-Kryeministër i Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, pasi që Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkoi nga 45 vjet burgim për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Majko ka thënë se procesi gjyqësor në Hagë “po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës”.
“Ai fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror i cili është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare, si krim lufte!”, shtoi ai.
Pas këtij procesi, Majko duke ironizuar tha se “mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet t’i paguajë Serbisë!… Turp!”.
Postimi i plotë : https://www.facebook.com/share/p/17y86vxsZM/?mibextid=wwXIfr














