Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot dy dokumente në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të cilat duhet të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në rajon.
Në Berlin u nënshkrua Deklarata për Mbështetjen e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët, si dhe Marrëveshja për Akses në Arsimin e Lartë në Ballkanin Perëndimor.
Në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, dokumentet u nënshkruan nga kryeministri Kosovës Albin Kurti, i Shqipërisë Edi Rama, ai i Serbisë Milosh Vuçeviq, i Malit të Zi Milojko Spajić, Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të BeH Borjana Kristo.
Dokumentet e nënshkruara, para së gjithash, duhet ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët dhe ekonomitë e rajonit.