Një nga temat e diskutuara në opinionin publik kohëve të fundit ka qenë propozimi i profesorit Ahmet Musa nga Bajgora për ndërtimin e një kishe në Bajgorë të Mitrovicës, gjë që u kundërshtua nga banorët vendas.
Ky mospajtim i banorëve të Bajgorës ka nxitur reagimin e profesorit të filozofisë, Blerim Latifit, i cili ka thënë se bajgorasit i shërbyen për shumë kohë manastirit të Sokolicës në Boletin, kurse sot kundërshtojnë ndërtimin e një kishe në fshatin e tyre, raporton Gazeta Online Veriu.info.
E peofesorit Latifi i ka reaguar një nga personalitetit e njohura në Mitrovicë, Emin Musa, ish profesor dhe veteran i UÇK-së.
Musa ka thënë se Blerim Latifi e ka notë të dobët edhe bë histori edhe në gjeografi, pasi së pari Boletini nuk ndodhet në zemër të Shalës së Bajgorës, por në kufi me fshatra të banuara me serb, kurse ne histori notën 1 pasi kurrë Isa Boletini, familja e tij dhe shaljanët nuk kanë qenë shërbëtorë të manastirit të Sokolicës.
Postimi i plotë i Emin Musës:
E paska hedh nga goja patatën e nxehtë ky filozofi me shkollim akademik e mentalitet provincial, klanor e primitiv, madje e paska hedhur në Shalë të Bajgorës, sepse në provincën e vet nuk guxon ta sheh as në andërr t’a njollos një figurë kombëtare të përmasave të Isa Boletinit, madje edhe njollosjën e një fisi të tërë, fisin Shalë dhe regjionin e Shalës së Bajgorës, por nuk e kanë thënë me kot se “ qeni i keq ta bjen ukun në torishtë” apo qenin, ashtu po na ndodh edhe neve! Blerim Latifi mund të jet apo është një profesor i arritur i filozofisë, por për gjeografi dhe histori nuk ja kishte haberin, prandaj dobët (1) në gjeografi dhe dobët (1) në hostori, po e notoj me nota të shkollës fillore sepse nuk e lejoj të shkoj më lartë me këtë nivel të njohurive në histori dhe gjeografi!
Në gjeografi e ka notën e dobët sepse Boletini nuk është në zemër të Shalës, siq e përshkruan Ai, por në skajin më periferik përëndimor të Shalës dhe në kufi me fshatra sërbe! Në histori e ka notë të dobët sepse, kurrë Isa Boletini, familja e Tij apo shaljanët nuk kanë qenë sherbëtor të Manastirit të Sokolicës dhe sërbëve, por sërbët kanë qenë “qipqi” (qifqinjë) të familjeve të boletinëve, rahovëve, zhazhëve dhe të tjerëve! Se boletinët dhe bajgorët paskan qenë sherbëtorë është gënjeshtër e turpshme, ndërsa mbrojtës të objekteve fetare nga banda e hajdutë po, sepse ka qenë amanet nga të parët “ mos i dëmtoni kishat e xhamiat”!
Ta fyesh e nënqmosh deri në nivel tradhëtie figurën e një kolosi kombëtar siq ishte Isa Boletini është turp dhe pafytyrësi, kur dihet se Isa Boletini ishte shqiptari i vetëm që mund ti mobilizonte të gjitha krahinat shqiptare nga Shala e Bajgorës e deri në Çamëri ( këtë e thonë: Marenglen Verli, Beqir Meta, Kristo Frashëri etj) studiuesit më të shquar të historisë kombëtare, ndërsa sot dalin disa dijetarë pollavragji dhe na tregojnë fabula se paska gabue Isa Boletini e dikush tjetër se përndryshe deri tek Molla e Kuqe do të ishte shqipëri, qfar naiviteti, qfar mosmirënjohje ndaj sakrificave të paraardhësve, ndërsa këta heronjët e fjalëve të mëdha, përveq përqarjeve politike, klanore e regjionale e tash së fundmi edhe fetare, nuk bëjnë asnjë gjë tjetër të hajrit!
Sa për ndërtimin e një kishe në Bajgorë, Blerim Latifi le të kujdeset ta ndertoj në Skenderaj, e mos ti shtin hundët ku nuk i takon! Ne kemi vllazen të gjakut e të fisit të besimit katolik të cilët i çmojmë e respektojmë, ndërsa do të ishte më mirë ti renovojmë e ti ringrisim ato kisha që kanë themele nga mesjeta e jo të ndertojmë objekte të reja me misione të huaja dhe pa besimtarë! Shqiptarët e vërtetë katolikë nuk i pranojnë këta ateistat tonë, sepse ata janë edhe shqiptarë të vërtetë edhe katolikë të devotshëm, ndërsa këta janë do ateista deshtakë!
Edhe një sqarim për ata që nuk e dinë, familja e Isa Boletinit ka qenë ndër familjët më të persekutuara shqiptare dhe e luftuar deri në qfarosje! “Pesqind vjet krajlat kanë thanë, ruaju fort ku ka shaljanë” o pseudoshkenctarë!
Si ilustrim po e jap një listë të pasardhësve të Isa Boletinit, të vrarë e përsekutuar nga regjimi Jugosllav dhe i Shqiipërisë:
TE VRARE NGA SERBET
Halil Boletini 1833
Mujë Boletini 1892
Ahmet Boletini 1894
Isa Boletini 1916
Halil Boletini 1916
Seid Boletini 1916
Jonuz Boletini 1916
Halit Boletini 1916
Musa Boletini 1944
Skënder Boletini 1944
Asllan Boletini 1945
Faik Boletini 1947
Isuf Boletini 1947
Rasim Dajçi (nip) 1945
Hysni Rudi (nip) 1945
TE BURGOSUR NE JUGOSLLAVI
Mujë Boletini 3 vjet
Kapllan Boletini 20 vjet
Ali Boletini arrtisur nga burgu
Tafil Boletini burgosur në 1945
Ikbale Boletini burgosur në 1945
Kumrie Boletini burgosur në 1945
TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI
Adem Boletini vrarë në 1943
Tafil Boletini burgosur në 1945
Adile Boletini burgosur në 1947
Ismet Boletini burgosur në Spaç
Enver Dajçi (nip) burgosur në Spaç