Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesori mitrovicas, Miftar Kurti: Është koha e Arian Tahirit dhe brezit të tij

08/11/2025 - 22:38
në Kryesore, Lajme
A A
Profesori mitrovicas, Miftar Kurti: Është koha e Arian Tahirit dhe brezit të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i njohur mitrovicas, Miftar Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se tash është koha e Arian Tahirit dhe brezit të tij, raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Edhe Ariani po qëndron, nuk po thyhet, nuk po nënshtrohet, as nuk po ligështohet. Ariani e ka kuptuar se vetëm me guxim, pasion e vizion, se vetëm me ide e koncepte të qarta dhe të artikuluara mirê, me dije dhe kulturë, me urti dhe vendosmëri i bashkon rreth vetes të gjithë.
Ariani ka arritur t’i bashkoi të gjithë ata që e duan një të ardhme më të mirë pêr Mitrovicën dhe Kosovën.” – shkruan ai.

Postimi i plotë:

DHE DY FJALË PÊR ARIAN TAHIRIN DHE MITROVICËN

Arian Tahiri po qëndron fort, po mbahet burrërisht, pavarësisht fyerjeve, sharjeve, shpifjeve dhe akuzave që po i bëhen, vetëm e vetëm se pati kurajon e mori guximin për të kandiduar për kryetar të Komunës së Mitrovicës.
Në fillim, kundêrshtarët e një të ardhme më të mirë për Mitrovicën dhe Kosovën, nuk e morën seriozisht, madje filluan ta përqeshin, duke e quajtur edhe “gomë rezervë” (siç e quajti Kryeministri A.Kurti). Kur ua “luajti trurin” me paraqitjen e tij në studio televizive në fushatën parazgjedhore, kur e vërejtën guximin, vizionin, përkushtimin, karizmën dhe qëndrimin e tij stoik përballë sulmeve dhe nga pushtetarët e kohës së perënduar, filluan ta sulmojnë në mënyra të ndryshme.
Ariani as nuk u ligështua, as nuk u thye, as nuk u dorëzua, por u kthy në ankth për qeveritarët në shkuarje. Në vend se të ligështohej Ariani, ligësia e kaploi gjithë kabinetiin e ish-Qeverisë Kurti 2. Kabineti qeveritar u (zh)vendos në Mitrovicë për t’i shpallur “luftë” një djali të ri, sepse ai ka guxuar të kandidohet pêr kryetar komune. Në vend që brezi i rii, siç është Arian Tahiri, të inkurajohet pêr gatishmërinë pêr ta marë më duar fatin e brezit të tij, ai sulmohet.
Sulmet me motive të tilla, pêrbëjnë ligësi të madhe, janë sulme kundêr të ardhmes. Këtë ligësi po e shpërfaqin pa fije turpi qeveritarët e përtashëm.
Ka disa javë që qeveritarët, në krye me ish-kryeministrin Albun Kurti, kanë ngritur një kamp(us) të (pa) dukshëm (pêr)qëndrimi në Mitrovicë, ku po qëndrojnë tash e disa javë, err e terr, nga mbrëmja në mesnatë, madje edhe deri në mëngjes. Të gjitha sulmet i kanë orientuar në drejtim të Arian Tahirit dhe ndaj të gjithë atyre që e mbështesin vizionin e tij pêr Mitrovicën.
Këto sulme të koordinuara dhe të sponzorizuara nga ata që nuk ia duan të mirën Mitrovicës dhe Kosovës, vetëm sa po e kalisin Arianin dhe brezin e tij.
Në faqet e historisë janë regjistruar sulme të tilla nga koha e antikitetit e deri sot.
Në fillet e veprimtarisë së tyre politike, ushtarake, krijuese e predikuese; janë sulmuar djem e vajza, burra e gra, janë sulmuar politikanë, ushtarakë, klerikë, shkrimtarë, filozofë, prijës shteteve, mbretërive e perandorive; janë sulmuar gjeni e profetë. Janë sulmuar, por nuk janë dorëzuar, nuk janë thyer, nuk janë nënshtruar, nuk janë gjunjëzuar. Kanë qëndruar stoik. Kësisoj, idetë dhe konceptet e tyre e kanë çuar njerëzimin në një të ardhme më të mirë.
Edhe Ariani po qëndron, nuk po thyhet, nuk po nënshtrohet, as nuk po ligështohet. Ariani e ka kuptuar se vetëm me guxim, pasion e vizion, se vetëm me ide e koncepte të qarta dhe të artikuluara mirê, me dije dhe kulturë, me urti dhe vendosmëri i bashkon rreth vetes të gjithë.
Ariani ka arritur t’i bashkoi të gjithë ata që e duan një të ardhme më të mirë pêr Mitrovicën dhe Kosovën.
Nga viti i lirisë 1999, nuk mbaj mend, nuk mê kujtohet që dikush ka arritur t’i bashkoi më shumë qytetarët e Mitrovicës, rreth një koncepti dhe vizioni pêr Mitrovicën.
Askush si Arian Tahiri nuk i ka tronditur më shumê pushtetarët arrogantë të pushtetit qëndror, pushtetarët hakmarrës dhe të shpêrfytyruar nga privilegjet e pushteti. Jo me shpifje e ligësi, por me kulturë dhe vizion. Ai është kthyer në ankth për ish-qeveritarët e ish-Qverisë Kurti.
Prandaj sulmohet kaq shumë, shpifet ndaj tij, akuzohe pa asnjë argument.
Duhet guxim i madh të ballafaqohesh me një mentalitet të tillë. Duhet shumë pêrkushtim e përqëndrim, pasion e vizion, urtësi e mençuri derisa të arritësh në cakun e duhur. Ariani ka qenë i vetëdijshëm pêr këtë që nga momenti kur ēshtë nisur në këtë rrugë.
Ariani po arrin në cakun e duhur me guxim, me energji pozitive, me vizion dhe me të drejtën në anën e tij.
Arian Tahiri, gjatëj fushatës parazgjedhore, edhe gjatë balotazhit, si kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës, është kthyer në kryefjalë, në kryetemë gjatë bisedave në rrugë e në sheshe, gjatë debateve në studio televizive, në institucione lokale dhe qëndrore në Kosovë dhe Shqipëri, në diasporë dhe kudo ku ka interesim për të mësuar për Mitrovicën.
Arian Tahiri e ka kthyer Mitrovicën në kryelajm, e ka kthyer në qendêr të vëmendjes në Kosovë. Mitrovica, gjatë kësaj fushate ështê kthyer në kryeqendër të Kosovês në fushën politike dhe mediatike, por jo vetëm.
Arian Tahiri, me fushatën e tij, e ka kthyer Mitrovicën në qendêr të vëmendjes në gjithë hapësirën shqiptare, ku kulturës i thuhet kulturë e ku vizioni për të ardhmen kthehet në pasion dhe mision.
Ariani, si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicês, është fituesi më i madh i zgjedhjeve lokale në Kosovë në vitin 2025.
Ariani,si kandidat për kryetar të Mitrovicës, është fitues i betejës, sepse me qëndrimin e tij dinjitoz dhe me kulturën e tij, e ktheu në qendêr të vëmendjes Mitrovicën dhe e mbajti Mitrovicën në piedestalin që e meriton.
Arian Tahir hapi njē faqe të re për Mitrovicën.
Më gëzon fakti që djali i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i një mësidhënëseje, e ka kthyer Mitrovicën në kryeqendër politike dhe mediatike të Kosovës.
Vota ime shkon për kryetarin Arian Tahirin dhe për një të ardhme më të mirë për Komunën Mitrovicës!
Është koha e Arian Tahirit dhe brezit të tij.
E kemi obligim ta përkrahim gjeneratën e Arianit, është e ardhmja e këtij vendi.

JU REKOMANDOJMË

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
18/03/2026 - 10:45

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një...

Më shumëDetails

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK
18/03/2026 - 10:14

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
18/03/2026 - 10:01

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.  Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë