Profesori Artan Nimani ka dhënë një intervistë për Gazetën Insajderi, ku ka folur për Qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti, me theks të veçantë arsimin në vend
Ai ka lëshuar një seri akuzash për dikasterin e arsimit në këtë Qeveri, dhe duke ndarë edhe përvoja me fëmijët e tij tregon që politikat e gabuara i kanë bërë shkollat vende të padëshirueshme për nxënësit.
Ai madje thotë që kur të vije në pushtet koalicioni të cilit ai i përket, AAK-Nisma dhe Forumi 30, ku ai mban numrin 25 në këtë listë, do të investojnë në arsim për ta bërë atë modern.
“Para ka, por nuk ka pasur vullnet për të investuar”, ka thënë ai duke shpjeguar se miliona euro janë lënë në suficit duke i mbuluar ato pastaj inflacioni e që mund të investoheshin në arsim.
Ai po ashtu ka treguar se si kjo Qeveri e degradoi sistemin publik universitar, ku sipas tij, ka raste ku njerëz me shkollë të mesme janë vendosur nëpër organe mbikëqyrëse të universiteteve publike, dhe po ashtu në to janë vendosur edhe njerëz me probleme me ligjin e me telashe të theksuara me etikën.
Në këtë intervistë, Artan Nimani ka folur edhe nga përvoja e tij me sondazhet, dhe, edhe pse nuk e përmend me emër tregon që sondazhi që e vendosi Lëvizjen Vetëvendosje në kuotën afro 48 % ka qenë manipulim pasi që njerëzit janë kontaktuar me emër e mbiemër për t’u përgjigjur.
“Edhe mua më ka ardhur pyetësori, me emër e mbiemër… e krejt esenca e sondazhit është që të bëhet i rastësishëm, dhe jo me njerëz të përzgjedhur”, shpjegon Nimani.
Ai ka thënë që nga ajo çka sheh në terren, dhe në hulumtimet që ka bërë vet dhe me kolegë, duke qenë se ligjëron edhe lëndën e statistikës, pret që partia e Kryeministrit Albin Kurti të të marr pak më shumë se sa 30% të votavee, por jo as 40% e lëre më 51 % sa pati më 2021-ën.
Shiko intervistën e plotë këtu: