Edhe AAK ka kërkuar diskutim para se të miratohet buxheti për vitin 2026.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri tha se nuk ka urgjencë për të miratuar buxhetin, pasi të enjten është miratuar vazhdimi për ndarjen buxhetore për funksionimin e shtetit.
Ai shtoi se buxheti është ai i vitit të kaluar, ka vetëm dallime në tekst.
“Nuk ka asnjë urgjencë, sepse ne dje e kemi miratuar vazhdimin e ndarjes buxhetore për funksionimin e shtetit të Kosovës. Qysh ka mundësi një deputet… duhet me kanë supërmen me analizu buxhetin e Kosovës tabelë për tabelë të vitit 2026, ja nisa me lexu në zyren time, dhe pashë që shumë me u debatu. Ky është buxhet i vitit të kaluar, vetëm në tekst kanë bërë ndryshime, ndërsa vijat buxhetore janë të njëjta”, tha Tahiri.














