Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

(Lajm i plotësuar) Prokuroria demanton gazetarin Mehmetaj që tha se pajisja e vendosur në veturën e gazetarit Kajtazi i takon AKI-së

19/02/2025 - 16:30
në Kryesore, Lajme
A A
(Lajm i plotësuar) Prokuroria demanton gazetarin Mehmetaj që tha se pajisja e vendosur në veturën e gazetarit Kajtazi i takon AKI-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(16:30) LAJMI I PLOTËSUAR:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka demantuar gazetarin Lirim Mehmetaj se pajisja e GPS e gjetur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, i takon AKI-së.

Kjo Prokurori ka njoftuar se “deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë”, duke shtuar se deklarime të tilla “mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve”.

“Për çdo komunikim dhe lajm nga prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare. Prokurori i shtetit do të vazhdoj në luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale”, thuhet në komunikatë.

——–

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Prokuroria ka konfirmuar se pajisja e gjetur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, i përket Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas një kërkese për të dhëna nga Dogana e Kosovës, është konfirmuar se pajisja përgjuese është një nga 74 të njëjtat që ishin porositur nga AKI-ja.

“Pas një kërkese për të dhëna nga Dogana e Kosovës është konfirmuar se aparati që iu gjet Kajtazit në veturë është një nga 74 pajisjet e njëjta që kishin ardhur në Kosovë si material i porositur për AKI-në.

Sipas burimit në Doganën e Kosovës, pas kërkesës, Dogana ia ka ofruar këto të dhëna Prokurorisë.

Nga ajo që deri më tani aktualisht kam marrë vesh – çuditërisht – askush nga palët nuk është i interesuar shumë të vazhdohet me rastin deri në zbardhje të plotë të përgjegjësve që ilegalisht përcjellën gazetarin” – ka shkruar ai.

Mehmetaj ka thënë se me një pajisje të njëjtë, është përcjellur edhe vetë ai gjatë një kohe.

“Unë personalisht, përveç se kërkoi zbardhje të rastit deri në detaje që përgjegjësit të ballafaqohen me drejtësinë, tash, pasi veç kanë përgju për një kohë, bëj thirrje publike që të publikohen të gjitha përgjimet që më janë bërë mua.

Dua që i gjithë publiku i Kosovës të dëgjojë çdo bisedë timen për kohën që jam përgjuar” – ka shkruar gazetari.

Në tetor të vitit të kaluar, Kajtazi kishte njoftuar se gjatë kontrollit në një servis të veturës së tij, ishte gjetur një pajisje e dyshimtë.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit” – kishte thënë ai.

Kajtazi kishte publikuar edhe pamje të pajisjes në fjalë.

Nacionale FacebookNacionale Twitter

JU REKOMANDOJMË

Detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së: Pati kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut
Lajme

Detaje nga mbledhja e kryesisë së LDK-së: Pati kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Abdixhikut

13/01/2026 - 20:49
Gjykata Kushtetuese, 740 ditë pa vendim për Fondin Sovran, avokati Feka: Afati prej 60 ditësh ka përfunduar qysh moti
Lajme

Gjykata Kushtetuese, 740 ditë pa vendim për Fondin Sovran, avokati Feka: Afati prej 60 ditësh ka përfunduar qysh moti

13/01/2026 - 20:46
Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe
Lajme

Dushi i LDK-së: Asnjë ‘unë’ nuk qëndron mbi partinë, refuzojmë ndarjen në kampe

13/01/2026 - 20:31
Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje
Kryesore

Abdixhiku: Do të ketë shumë kandidatë për postin e Presidentit, nëse dikush i do votat tona duhet marrëveshje

13/01/2026 - 20:09
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK’së
Lajme

Abdixhiku: Detyrohem me qëndru si kryetar nëse nuk pranohet dorëheqja

13/01/2026 - 20:00
E papritur: KQZ merr vendim për rinumërim të të gjitha kutive të votimit në këto 10 komuna
Lajme

Vendimi për rinumërim votash në 10 komuna: Mospërputhjet konfirmojnë “dështimin e centralizimit në Qendrat Komunale”

13/01/2026 - 19:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë