Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për grantet në bujqësi sa ishte në krye të kësaj ministrie.
Por, këtë e ka demantuar Prokuroria Speciale e cila tha se rasti i cili është hedhur poshtë ka të bëjë me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
“Prokuroria e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ky është postimi i plotë i Pecit, në të cilin, pos tjerash ai tha se “drejtësia foli qartë”, ndërsa ofendoi ish-deputetin e LDK-së, Paris Guri.














