Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria interviston Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

25/10/2025 - 20:19
në Lajme
A A
Armend Zemaj: Takimet tona në mërgatë po reflektojnë rritjen e madhe të LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se e ka intervistuar deputetin e LDK-së Armend Zemaj si të dyshuar për sulmin e djeshëm fizik ndaj një qytetari në qendër të Prishtinës. Prokuroria ka thënë se është intervistuar edhe qytetari, të cilit Policia i ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Veprimi i deputetit Zemaj po kritikohet nga anëtarë të shoqërisë civile.

Mu përballë Kuvendit të Kosovës, sheshi “Ibrahim Rugova” u bë skena e një incidenti fizik në mes deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe një qytetari.

Incidenti që nisi pasi qytetari e quajti “rrenc” deputetin Zemaj derisa ai po jepte intervistë, përfundoi me të dyja palët në stacion policor për t’u intervistuar.

E tanimë rasti ka arritur edhe në duart e Prokurorisë. 

“Prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione, ju njoftojmë me kohë. Të dy janë intervistuar nga Prokurori. Të dëmtuarit, Policia e Kosovës i ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.- Prokuroria Themelore në Prishtinë

Kritik ndaj veprimit të deputetit Zemajt shprehet Instituti i Kosovës për Drejtësi, marrë parasysh pozitën e lartë që ai mban.

“Politikanët duhet të jenë shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit edhe në rastet kur janë subjekt i ofendimeve apo sulmeve fizike sikurse ndodhi me rastin e deputetit Zemaj.  Politikanët dhe secili që ushtron funksione publike në interes të publikut duhet të shmangin situatat e konfrontimit fizik apo debatet me gjuhë denigruese me qytetarët”-Ehat Miftaraj, Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Gjersa kritikon partinë që sipas tij solli këtë frymë diskursi në pah, Miftaraj nuk kursen as Lidhjen Demokratike.

“Është fakt se si rezultat i politikanëve dhe partive politike me theks të veçantë investimit të madh që ka bërë LVV në polarizimin e shoqërisë dhe ndërtimit të kulturës ku secili që ushtron funksion publik është i korruptuar ose punon kundër interesave të shtetit, po sjell situata ku qytetarë që jetojnë në Kosovë apo jashtë duke u frymëzuar nga ky diskurs po e marrin të drejtën të ofendojnë, fyejnë, kërcënojnë secilin që ka një mendim kritik ndaj qeverisjes”- Ehat Miftaraj – Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Pak pas incidentit, deputeti Zemaj kërkoi falje publike duke theksuar se reagimi i tij ishte në afekt dhe se nuk përfaqësonte bindjet e tij personale dhe as ato si deputet e anëtar i LDK-së.

 

JU REKOMANDOJMË

Nuha Osmanit që i tha rrenc Armend Zemajt policia i shqiptoi tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë
Lajme

Nuha Osmanit që i tha rrenc Armend Zemajt policia i shqiptoi tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë

25/10/2025 - 22:32
Tahiri: Jam në krah me mitrovicasit, do ta vazhdoj fushatën me kryetarin Bedri Hamza
Lajme

Tahiri: Jam në krah me mitrovicasit, do ta vazhdoj fushatën me kryetarin Bedri Hamza

25/10/2025 - 22:30
Tahiri thotë se ka ftuar LDK-në për bashkëpunim pret përgjigje pozitive (VIDEO)
Lajme

Tahiri thotë se ka ftuar LDK-në për bashkëpunim pret përgjigje pozitive (VIDEO)

25/10/2025 - 21:55
Tahiri dyshon se njerëz të Pecit po e sulmojnë me profile të rreme në rrjete sociale (VIDEO)
Lajme

Tahiri dyshon se njerëz të Pecit po e sulmojnë me profile të rreme në rrjete sociale (VIDEO)

25/10/2025 - 21:25
“Më 9 nëntor do të rikonfirmohet bindshëm fitorja jonë e madhe” (VIDEO)
Lajme

“Më 9 nëntor do të rikonfirmohet bindshëm fitorja jonë e madhe” (VIDEO)

25/10/2025 - 21:12
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë stërviten në Bondsteel për situata emergjente
Kryesore

Ushtarët amerikanë dhe gjermanë stërviten në Bondsteel për situata emergjente

25/10/2025 - 21:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Më ofendoi me nënë e grua, u soll dhunshëm”: Flet mërgimtari që u sulmua nga Armend Zemaj

    “Më ofendoi me nënë e grua, u soll dhunshëm”: Flet mërgimtari që u sulmua nga Armend Zemaj

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gani Geci i reagon Pozharit: Me ndihmu LVV-në ish si me i qit qenit hallve

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • RTK e mbulon në mënyrë të pabalancuar incidentin me Zemajn- burime brenda televizionit tregojnë se kronika ka konflikt interesi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksident tragjik në Gjermani, vdes mërgimtarja nga Kosova

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas blerjes së “Shell”-it, biznesmeni i afërt me pushtetin Shaip Mikullovci synon marrjen e “AL Petrolit” të familjes Kryeziu

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë