Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon dënimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe Muharrem Ramës, mbrojtja lirimin e tyre

10/03/2023 - 11:59
në Lajme, Sport
A A
Prokuroria kërkon dënimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe Muharrem Ramës, mbrojtja lirimin e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”.

Fillimisht prokurorja Eliza Bajrami tha se qëndron në tërësi pranë fjalës përfundimtare të dhënë me 18 maj të vitit 2019, duke i propozuar gjykatës që pas administrimit të provave dy të akuzuarit Ademi dhe Rama t’i dënoj sipas ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, prokurorja Bajrami tha se pa mëdyshje të akuzuarit Ademi dhe Rama kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen pasi që sipas saj, tërë veprimet e ndërmarra nga të akuzuarit plotësojnë figurën e veprës penale për të cilën ngarkohen.

Ndërkaq, avokati i të akuzuarit Ademi Fis Murati fillimisht fjalën përfundimtare e dorëzoi me shkrim duke e elaboruar shkurtimisht, duke thënë se akuza është nxjerre në kundërshtim me dispozitat materiale dhe formale.

Avokati Murati shtoi se ndjekja për veprën penale “Detyrimit” është parashkruar me 12 shtator të vitit 2022 dhe se për veprën penale që akuzohet klienti tij sipas Kodit të Përkohshëm Penal kërkon së paku tre persona për ta kryer të njëjtën e që në rastin konkret kemi vetëm dy të akuzuar.

I njëjti i propozojë gjykatës që të akuzuarin Ademi ta lirojë nga aktakuza.

Fjalën përfundimtare me shkrim e dorëzojë edhe avokati i të akuzuarit Rama, Ramiz Krasniqi, i cili shkurtimisht tha në këtë rast mungon elementi thelbësor i veprës penale për çka ngarkohet i akuzuari Rama dhe ky element sipas tij, është mungesa e grupit për kryerjen e veprës penale.

Sipas avokatit Krasniqi, meqenëse nuk ka vepër penale, sepse nuk ka grup për kryerjen veprës penale me të cilën të akuzuarit ngarkohen nga prokurorja dhe fakti se është parashkruar ndjekja penale, i propozojë gjykatës që të nxjerr aktgjykim lirues.

“Prandaj, mbetem pranë fjalës që keni me shkrim, propozoj aktgjykim lirues sepse i kemi vetëm 2 persona dhe për paragrafi 1 është parashkruar vepra penale’, deklaroi avokati Krasniqi.

Pasi që u dha edhe fjala përfundimtare shqyrtimi gjyqësore u shpallë i përfunduar nga gjykatësi Sabit Sadikaj dhe shpallja e aktgjykimi u caktua me 15 mars të këtij viti.

Paraprakisht në këtë seancë janë administruar si prova materiale si “Lajmërimi në polici i Muharem Ramës me 6 tetor 2022”, ‘Mesazhi kërcënues i datës 6 tetor 2022” dhe “Raporti i Agjencisë së Forenzikës i datës 27 dhjetor 2022”.

Të akuzuarit Ademi dhe Rama, më 7 nëntor 2022 në seancën e rigjykimit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet barrë.

Një tentativë për fillimin e rigjykimit ishte bërë më 24 mars 2021 kur ishte caktuar një seancë për këtë rast, por ajo seancë kishte dështuar të mbahet për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Për shkak se është parashkruar vepra penale e ushtrimit të ndikimit, për të cilën edhe ishte shpallur aktgjykim refuzues në korrik të 2019-ës, lënda tani ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo lëndë, fillimisht kur ishte kthyer në rigjykim ka qenë duke u gjykuar në Departamentin për Krime të Rënda nga gjykatësja Medie Bytyqi, e kjo e fundit për “Betimi për Drejtësi” po ashtu kishte pohuar se kjo lëndë tanimë ka kaluar Departamentin e Përgjithshëm.

Ndryshe, aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri.

Sipas pikës së parë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”.

Kjo veturë, sipas prokurorisë, pretendohej më pas t’i dorëzohej Sami Hamitit, ish-kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të padrejtë, respektivisht shumën prej 30 mijë euro apo veturën e tipit “BMË X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast ishte ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtorë Ademin dhe Ramën për veprën penale detyrim në tentativë.

Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.

Në këto dënime, të akuzuarve ishte vendosur t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 shtatori deri më 2 nëntor 2012. Kurse, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, ishte shpallur aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.

Në shkurt të vitit 2020, Gjykata e Apelit i kishte refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe i kishte lënë në fuqi dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë.

Mirëpo, të pakënaqur me këto aktgjykime, mbrojtësit e të akuzuarve i ishin drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme.

Lidhur me këtë kërkesë, Supremja në korrik të vitit 2020 ka vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit M.R. avokatit R.K., dhe atë të të dënuarit A.A., paraqitur kundër aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 i datë 5 korrik 2019 në seancën e kolegjit të mbajtur me 15 korrik 2020, aprovoi si të bazuara këto dy kërkesa, kurse aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 të datës 5 korrik 2019 dhe atë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.504/2019 të datës 12 shkurt 2020, i anuloi, kurse çështjen ia ktheu gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Supreme. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Do të duhet kohë që trafiku në Ngushticën e Hormuzit të rikthehet, thotë analisti i transportit detar

Do të duhet kohë që trafiku në Ngushticën e Hormuzit të rikthehet, thotë analisti i transportit detar
08/04/2026 - 11:01

Armëpushimi dyjavor i shpallur nga Donald Trump mbrëmë kërkon që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Por analisti i transportit detar Lars Jensen, i cili më parë ka...

Më shumëDetails

Komisioni interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
08/04/2026 - 10:57

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka filluar mbledhjen e së mërkurës. Në rend dite është vetëm një pikë, intervistimi i kandidatëve...

Më shumëDetails

Kurti arrin në veri (Pamje)

Kurti arrin në veri (Pamje)
08/04/2026 - 10:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri të Mitrovicës. Bashkë me të në veri po qëndrojnë edhe dy ministra, Elbert Krasniqi dhe Lulëzon Jagxhiu. Jozyrtarisht mësohet...

Më shumëDetails

Teleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës

Teleferiku i Gërmisë, Sveçla i reagon Ramës: S’është ndarë asnjë cent në buxhetin e Komunës
08/04/2026 - 10:45

Dje, përmes një postimi, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, tha se do ta rikthejnë teleferikun e Germisë. Rreth kësaj ka reaguar asamblisti i VV’së në kryeqytet, Gëzim Sveçla....

Më shumëDetails

Bastisje në Mitrovicë, sekuestrohen armë dhe drogë – arrestohet i dyshuari

Bastisje në Mitrovicë, sekuestrohen armë dhe drogë – arrestohet i dyshuari
08/04/2026 - 10:29

Njësitë policore në Mitrovicën e Jugut kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, duke sekuestruar armë dhe substanca të dyshuara narkotike. Sipas raportit të Policisë,...

Më shumëDetails

Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare, naftëtarët e Kosovës thonë se “kjo pritet të reflektohet shpejt” edhe te ne

Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare, naftëtarët e Kosovës thonë se “kjo pritet të reflektohet shpejt” edhe te ne
08/04/2026 - 10:26

Shoferët në Kosovë pritet që “shumë shpejt” t’i ndiejnë pasojat e lirimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet globale, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut

    Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë