Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit për vdekjen e dy punëtorëve dje: Vendi i punës s’kishte as skele, as mbrojtëse

22/07/2025 - 16:17
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit për vdekjen e dy punëtorëve dje: Vendi i punës s’kishte as skele, as mbrojtëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy punëtorë kanë humbur jetën dje në vendin e punës në Gjakovë, teksa ishin duke punuar në lartësi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se dy persona janë ndaluar për 48 orë pasi dy punëtorë kanë humbur jetën pasi dyshohen se kanë rënë nga lartësia e një objekti ku po punonin.

Personat e arrestuar ditën e djeshme janë Xheladin Pozhegu, investitor, dhe inxhinieri Albert Margegaj, punëkryes me firmën e tij “Mai Group” SHPK, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurve me inicialet Xh.P., dhe A.M., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Veriu.info ju sjellë më poshtë fotografitë e investitorit Xheladon Pozhegu dhe punëkryesit Albert Margegaj.


Xheladin Pozhegu, investitor


Albert Margegaj, punëkryes

Sipas pikës I të dispozitivin të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Xh.P., person përgjegjës i personit juridik – NTSH “Sh….” Sh.P.K., më datë 21.07.2025 rreth orës 08:16min, në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, saktësisht në vend punishten e përkohshme të subjektit afarist “NTSH Sh……” në cilësi të punëdhënësit –investitorit i cili është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe duke mos vepruar në pajtim me rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës nga pakujdesia shkakton vdekjen e punëtoreve këtu të viktimave H.J., dhe D.B., në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 5 prg.1, nenin 6 prg.1 dhe nenin 7 par.1 nënpar.1.1. të Ligjit nr. 04/L-161 për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk i zbaton masat parandaluese për shmangien e rreziqeve ngase viktimat derisa ishin duke punuar në ndërtimin e objektit banesor përkatësisht kishin qenë në shkelësen e dërrasës së montuar jashtë kushteve teknike duke bërë demolimin e dërrasave të jashtme të betonit për një moment dërrasa shkelëse thyhet dhe të njëjtit bien nga kati i tretë, në lartësinë nga toka prej nëntë (9)metra, të cilët gjatë punës nuk kishin jelek dhe helmeta mbrojtëse e as nuk kishte të vendosur litarin për siguri, si dhe vendi nga ku kanë rënë viktimat nuk kishte skele të vendosura e as parmak mbrojtës që nuk do të lejonte që punëtorët të bie në tokë, me ç’ rast si pasojë e rrëzimit në vendin e punës dhe lëndimeve të marra të dy kanë humbur jetën të konstatuar sikurse në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal në Gjakovë të datës 21.07.2025.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri Xh.P., ka kryer veprën penale, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe par.2 të KPRK-së.

Sipas pikës II të dispozitivin të kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.M., person përgjegjës i personit juridik -“M.G.” Sh.P.K., më datë 21.07.2025 rreth orës 08:16min, në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, saktësisht në vend punishten e përkohshme të subjektit afarist NTSH “Sh…..” në cilësi të punëkryesit i cili është përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk i instalon pajisjet mbrojtëse, nuk siguron përdorimin e tyre kur është e nevojshme dhe duke mos vepruar në pajtim me rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës nga pakujdesia shkakton vdekjen e punëtoreve këtu të viktimave H.J., dhe D.B., në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 5 prg.1, nenin 6 prg.1 dhe nenin 7 par.1 nënpar.1.1. të Ligjit nr. 04/L-161 për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk i zbaton masat parandaluese për shmangien e rreziqeve ngase viktimat derisa ishin duke punuar në ndërtimin e objektit banesor përkatësisht kishin qenë në shkelësen e dërrasës së montuar jashtë kushteve teknike duke bërë demolimin e dërrasave të jashtme të betonit për një moment dërrasa shkelëse thyhet dhe të njëjtit bien nga kati i tretë në lartësinë nga toka prej nëntë (9) metra, të cilët gjatë punës nuk kishin jelek dhe helmeta mbrojtëse e as nuk kishte të vendosur litarin për siguri si dhe vendi nga ku kanë rënë viktimat nuk kishte skele të vendosura e as parmak mbrojtës që nuk do të lejonte që punëtorët të bie në tokë, me ç’ rast si pasojë e rrëzimit në vendin e punës dhe lëndimeve të marra të dy kanë humbur jetën të konstatuar sikurse në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal në Gjakovë të datës 21.07.2025.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe par.2 të KPRK-së

JU REKOMANDOJMË

Sot nënshkruhet koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së në Mitrovicë
Lajme

Sot nënshkruhet koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së në Mitrovicë

03/11/2025 - 11:05
Vllasi kritikon insistimin e Qeverisë për hapjen e urës së Ibrit: Po shfrytëzohet nga Vuçiqi, Kurti po ‘i sjellë grushta’ kokës së vet
Lajme

Vllasi: E keqja më e vogël është formimi i çfarëdo Qeverie, jo zgjedhjet tani

03/11/2025 - 10:56
Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Dimër i vështirë për qytetarë, faturat e energjisë janë rritur deri në 35 euro

03/11/2025 - 10:20
Lajme

Anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

03/11/2025 - 10:04
“11 muaj pa parë babain”, djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të
Lajme

“11 muaj pa parë babain”, djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të

03/11/2025 - 09:27
Qeveria ndan 520 mijë euro për renovimin e IML-së
Kryesore

AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

03/11/2025 - 09:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dreka e lamtumirës për ish-kryeministrin Nano: Majko, Ruçi e Balla në një tryezë me djalin e Rugovës dhe Çitakun e Halitin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë