Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime

04/09/2025 - 19:26
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka raportuar për arrestimin e zyrtarit policor Murat Latifi, i cili dyshohet se ka bashkëpuniar me familjen Gërbeshi në Vushtrri duke iu dhënë informacione konfidenciale për veprimet policore ndaj tyre për disa raste penale.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës përmes një komunikate ka treguar se ndaj këtij zyrtari policor ka kërkuar masën e paraburgimit.

Veriu.info mëson se seanca gjyqësore për shqyrtimin e caktimit të paraburgimit do të mbahet nesër në ora 10:30.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale M.L., polic i Njësisë Speciale Operative në Mitrovicë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”,  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,  dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
 
Më tej, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi se me datë 02 shtator 2025 në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, i pandehuri me dashje e duke e shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar si zyrtar policor, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personin tjetër, shkon tek shtëpia e të pandehurit K.M., dhe e merr dhe e largon nga shtëpia duke shkuar në drejtim të Prishtinës.
 
“Po ashtu, me datë 18 qershor 2025 i pandehuri M.L., kontaktohet përmes telefonit nga i pandehuri K.M., i cili e vëren një dron mbi shtëpinë e tij dhe e pyet të pandehurin M.L., se a është duke u hetuar nga policia, i dyshuari – zyrtar policor e informon se në rast kur ai është duke u hetuar ose të ketë veprime tjera do ta njoftojë. Po ashtu, i pandehuri M.L., në shtëpinë e tij në Vushtrri ka mbajtur një sasi të fishekëve, si dhe në një lokal nate i njëjti përdor armën e tij duke shtënë brenda lokalit shtatë – tetë here, si dhe një ditë tjetër shihet duke shtënë tre herë, pamje këto të publikuara nëpër rrjete sociale, të gjitha këto veprime në kundërshtim me Ligjin mbi armët”, bëhet e ditur në njoftim.
 
Prokuroria thotë se të pandehurit, gjatë bastisjes së mbrëmshme në shtëpinë dhe veturën e tij, i janë sekuestruar dy telefona dhe fishekë./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk
15/03/2026 - 22:42

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)
15/03/2026 - 21:54

Gjatë vitit 2025 në Kosovë kanë vdekur 32 punëtorë në vendin e punëtorë. Kjo është një statistikë e frikshme, e cila pohohet nga kryetari i Sindikatës së Pavarur...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?
15/03/2026 - 21:41

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po ndjejnë sërish padrejtësinë që po ua bën Kosova. Me Ligjin për të huajt, serbëve u mundësohet pajisja me leje të përkohshme qëndrimi...

Më shumëDetails

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Reshjet e dendura në rajon, a rrezikohet Kosova nga përmbytjet? Ja çfarë thonë nga IHMK
15/03/2026 - 21:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë parashihen reshje, ku...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 20:49

Zotëria i Parë i Kosovës do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Global “Fostering the Future Together”. Zotëria i Parë i Republikës e Kosovës, Prindon Sadriu,...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
15/03/2026 - 20:38

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë