Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14 nëntor në rajonin e...
Më shumëDetails











