Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke zhvilluar një aksion kundër katër personave.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, tha për Gazetën Express se dy persona dyshohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa dy të tjerë për “Pranim të ryshfetit në sektorin privat”.
“Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy (2) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bazë të nenit 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe dy (2) persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” në bazë të nenit 309 të KPRK-se. Për më shumë detaje ju njoftojmë me kohë”, tha Shala.











