Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria nis hetime ndaj Martin Berishajt për transportimin e votave të diasporës

06/02/2025 - 17:41
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria nis hetime ndaj Martin Berishajt për transportimin e votave të diasporës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtina ka njoftuar se ka filluar hetimet për keqpërdorime të mundshme të ambasadorit Martin Berishaj, në procedurën e transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë.

Sipas raportimeve të mediave, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka vepruar jashtë çdo procedure zyrtare duke marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe duke i dërguar në ambasadë.

Për shkak të këtyre dyshimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për raportimet lidhur me dyshimet për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në procesin zgjedhor ka reaguar edhe KQZ-ja.

Nga KQZ në një përgjigje për Paparacin kanë bërë të ditur se do të vlerësojnë nëse tërheqja e pakove me fletëvotimë është bërë sipas ligjeve në fuqi.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, ka thënë për Paparacin Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës, ai është një mik
Lajme

Kurti: Profesor Owada nuk është vetëm një mysafir i nderuar i Kosovës, ai është një mik

18/06/2025 - 23:04
Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran
Lajme

Trumpi së shpejti në Dhomën e Situatave për përfshirjen e mundshme në konfliktin Izrael-Iran

18/06/2025 - 22:59
Amerika evakuon nga Izraeli disa punonjës të ambasadës
Lajme

Amerika evakuon nga Izraeli disa punonjës të ambasadës

18/06/2025 - 22:51
“Kam inkurajuar Netanyahun”, Trump thotë se Iranit i ka dhënë “ultimatumin përfundimtar”
Lajme

Trump thotë se s’ka marrë ende një vendim përfundimtar për përfshirjen e mundshme ushtarake të ShBA-së kundër Iranit

18/06/2025 - 22:35
Rexhaj i reagon Stanos për Banjskën: Po e ledhaton Serbinë, dyftyrësi ndaj Kosovës
Lajme

Rexhaj: Duam Qeveri, por veç me LDK-në!

18/06/2025 - 22:27
Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën, Kurti: Ai është çfarë i duhet kryeqytetit, për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë dinjitetshëm
Lajme

Çeku kandidat i VV-së për Prishtinën, Kurti: Ai është çfarë i duhet kryeqytetit, për ta bërë Prishtinën vend ku njerëzit jetojnë dinjitetshëm

18/06/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

    Khamenei i Iranit ia kthen përgjigjen Trumpit për kërkesën për dorëzim pa kushte

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • ‘Beqë fajdexhia’ kapet me armën me fishek në tytë para Gjykatës në Prishtinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë