Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria nis hetimet në këto tri komuna – për manipulimet me vota

06/02/2026 - 16:48
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria nis hetimet në këto tri komuna – për manipulimet me vota
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se më 22 janar 2026 ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në komunat nën kompetencën e saj territoriale.

Pas veprimeve hetimore dhe takimeve koordinuese me Policinë e Kosovës, Prokuroria ka bërë të ditur se në komunën e Ferizajt, nga gjithsej 153 vendvotime, manipulimet kanë qenë minimale. Sipas raporteve, vetëm një kandidat ka pasur shtim prej shtatë votash, ndërsa për kandidatët e tjerë shtesat kanë qenë nga një deri në tre vota.

Në komunën e Hanit të Elezit, përqindja e manipulimeve është e ulët dhe e krahasueshme me atë të Ferizajt.

Ndërkaq, në komunën e Shtimes janë evidentuar manipulime në tri qendra votimi, me një përqindje pak më të lartë. Sipas të dhënave, për tre kandidatë është konstatuar shtim i votave nga dhjetë deri në 45 vota.

Në lidhje me këto raste, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës që të intervistojë kryesuesit e qendrave të numërimit në Ferizaj dhe Han të Elezit, ndërsa në Shtime do të intervistohen komisionerët dhe kryesuesit në cilësinë e të dyshuarve.

Sa i përket komunave të Kaçanikut dhe Shtërpcës, Prokuroria ka bërë të ditur se ende është në pritje të raporteve përfundimtare nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka theksuar se hetimet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt deri në intervistimin e të gjithë të dyshuarve dhe ka riafirmuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e votës së lirë, integritetin e procesit zgjedhor dhe sundimin e ligjit./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim

Ambasadori Ajeti takon “treshen e artë” në Hoffenheim
04/04/2026 - 22:21

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka qenë sot prezent në ndeshjen e Hoffenheimit, aty ku po shkëlqen treshja e “Dardanëve”, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian...

Më shumëDetails

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit
04/04/2026 - 21:29

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu pas përfundimit të mandatit të Osmanit- ‘Ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet’

Prindon Sadriu pas përfundimit të mandatit të Osmanit- ‘Ëndrra jonë për të ardhmen vetëm forcohet’
04/04/2026 - 21:14

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, reagoi përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani. Ai i quajti pesë vite historie të udhëheqjes së...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, brenda afateve kushtetuese

Haxhiu: Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri, brenda afateve kushtetuese
04/04/2026 - 21:08

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të vendit, pasi presidentes së deritanishme, Vjosa Osmani, i skadoi...

Më shumëDetails

Çfarë dihet deri tash për avionin luftarak amerikan të rrëzuar në Iran dhe ekuipazhin e tij

Çfarë dihet deri tash për avionin luftarak amerikan të rrëzuar në Iran dhe ekuipazhin e tij
04/04/2026 - 20:42

Një avion luftarak amerikan F-15E Strike Eagle është rrëzuar mbi jug të Iranit të premten, sipas raportimeve të mediave amerikane. Piloti – një nga dy anëtarët e ekuipazhit...

Më shumëDetails

Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti!

Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj në kohë jostabiliteti!
04/04/2026 - 20:29

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar për punën e presidentes Vjosa Osmani, e cila përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar. Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë