Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave lidhur me njehsorët e KEDS-it.
Në një komunikatë për media, Prokuroria ka bërë të ditur se janë njoftuar se ekziston dyshimi se njehsorët e KEDS-it nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.
Sipas Themelores, ekziston dyshimi se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Komunikata:
Prokuroria në Prishtinë autorizon Policinë për grumbullimin e informatave lidhur me njehsorët e KEDS-it
Prishtinë, 3 Prill 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehësorët elektrikë të KEDS-it, ekziston dyshimi se këta njehësorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.
Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave ligjore, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.













