Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale e konfirmon: Po zhvillojmë katër bastisje, pas dyshimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore

27/05/2025 - 11:20
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale zbarkon në ministrinë e Pecit, pas skandalit me fabrikën për mbetjet shtazore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se po zhvillon aksion ndërlidhur me Ministrinë e Bujqësisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet janë pas raportimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Nënshkrimi i kësaj kontrate nga ministri Peci është vlerësuar si skandal.

Kjo pasi kontrata në fjalë nuk është nënshkruar në përputhje me ligjin.

Gazetari Lirim Mehmetaj, që e ka publikuar këtë kontratë, ka thënë se bëhet fjalë për një skandal masiv korruptiv.

Sipas tij, demet që kjo kontratë ia ka shkaktuar buxhetit të Kosovës arrijnë deri në 60 milionë eurosh.

“Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro.”, kishte shkruar ai.

Më pas, një hulumtim i “KallxoPërnime” ka nxjerr në sipërfaqe detaje të reja për ftuesin e kontratës.

Hulumtimi ka treguar skemën e fshehjes së pronarëve të vërtetë të njërës prej kompanive që e ka fituar kontratën në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas këtij hulumtimi, kompania që kishte 30% të aksioneve të kompanisë kosovare, që e ka nënshkruar kontratën me Ministrinë e Bujqësisë figuron e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi.

Hulumtimi në fjalë ka gjetur se kompania amë e saj është në Beograd, kurse pronar i kësaj kompanie është një shtetas i Serbisë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se është i pastër në këtë rast.

Ndonëse kontratën e ka nënshkruar vetë, ai ka thënë se nuk është nën përgjegjësinë e tij të merret me historikun e kompanive.

“Krejt çka ekziston në dosje, prej A deri në Zh, i kemi deponuar në Prokurori. Zyrtarëve që kanë marrë pjesë në procesin e vlerësimit u kam thënë se do të mbajnë barrën e përgjegjësisë”, ka deklaruar Peci, duke mos e marrë asnjë përgjegjësi për këtë rast.

“S’ta kom idenë se kush janë emrat e përveçëm. Nënshkrimi jem kur t’ma bin kontratën unë them a është administru kjo në rregull proceduralisht. Po”, ka deklaruar Peci.

JU REKOMANDOJMË

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve
Kryesore

Avokati Musa: Nëse Kurti refuzon të dëshmojë, mund t’i caktohet paraburgim prej 6 muajve

13/11/2025 - 00:10
Krasniqi kritikon Kurtin që s’shkoi në samitin në Tiranë: Me këtë qasje Kosova nuk përfiton investime të reja e as s’hiqen masat
Kryesore

Rasti i Mitrovicës?- Krasniqi: Kurti ka marrë vendime abuzive me i mashtru njerëzit për vota

12/11/2025 - 23:01
Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi
Lajme

Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi

12/11/2025 - 22:46
Zbarkimi i Prokurorisë në ministri të Bujqësisë, Mehmetaj: Kjo është ditë feste për Kosovën
Kryesore

Mehmetaj pas kallëzimit penal nga Faton Peci: Po të dënoheshin titujt me burg, ai do t’i merrte 100 vjet

12/11/2025 - 22:33
Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza
Lajme

Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza

12/11/2025 - 22:15
Dorëzohet Peci: Nuk i kemi numrat për kryeparlamentarin (Video)
Lajme

Faton Peci: Do të dorëzoj kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

12/11/2025 - 22:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë