Liberalizimi i vizave për kosovarët ka mundësuar që qytetarët tanë të vizitojnë vende të ndryshme europiane.
E padyshim vendi me fluksin më të madh është Selaniku i Greqisë, ku shumë qytetarë e vizitojnë atë gjatë vikendeve sidomos, shkruan Veriu.info.
E njëra nga kompanitë që organizon udhëtime me autobus për në Selanik është Barileve Turist.
E pronari i kësaj kompanie, Naser Januzi, ka shpërndarë një mesazh për konkurentët e tij duke thënë se 72% e vizitorëve që vizituan Selanikun këtë vikend udhëtuan me Barileva Turist.
“Dilni krejt bashkë ne vetëm, me 72%” – është mesazhi i pronarit për konkurentët.