Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Propaganda se FSK-ja shkonte në veri pa uniformë: Pamjet e vitit 2015 e demantojnë VV-në, aty shihej edhe Agim Bahtiri

30/07/2025 - 18:37
në Lajme
A A
Propaganda se FSK-ja shkonte në veri pa uniformë: Pamjet e vitit 2015 e demantojnë VV-në, aty shihej edhe Agim Bahtiri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në prill të vitit 2015, një i ri me emrin Sead Alushi, ishte raportuar i zhdukur. Dyshimet ishin se ai kishte rënë në lumin Ibër, dhe për një kohë nuk dihej asgjë për fatin e tij.

Me qëllim që trupi i Seadit të gjendet, në atë kohë ishin angazhuar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Pavarësisht se zyrtarë të lartë e deputetë të Vetëvendosjes, aludonin se shkuarja dje në veri, ishte për herë të parë me uniformë e pajisje zyrtare, pamjet e vitit 2015 i demantojnë keq.

Në fotografi të ndryshme të para 10 vitesh, e video-incizime, shihen pjesëtarë të FSK-së me uniforma, me emblema, e me të gjitha pajisjet zyrtare.

Madje, në disa fotografi, afër tyre ishte Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës, që sot është deputet i Vetëvendosjes.

Në komunikata të ndryshme të lëshuara në atë kohë, nga deklaratat edhe të Policisë, konfirmohej se FSK-ja po ndihmonte në kërkim.

“Mbështetje e parezervë e forcave të KFOR-it dhe zhytësve të FSK-së”, deklaronte Besim Hoti, aso kohe zëdhënës i Policisë për veriun.

Pas disa ditësh kërkimesh, FSK-ja kishte dalur me komunikatë ku kishte konfirmuar gjetjen e trupit të Alushit.

“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit në ujëra të regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër, dje rreth orës 13:00 e gjeti trupin e pajetë të Sead Alushit”, thuhej në komunikatë.

Në pamje të ndryshime shihen udhëheqës të FSK-së bashkë me eprorë të KFOR-it, teksa monitoronin aksionin.

Hiç më larg se dje, ish-deputeti Enver Dugolli, zyrtari i VV-së, tha se FSK-ja në të kaluarën kishte shkuar pa uniforma në veri.

“E para herë që FSK-ja me kapacitete operacionale të misionit humanitar merr pjesë në veri, dislokon në veri. Është e vërtetë se në të kaluarën që ka marrë pjesë në dy më duket operacione, por ka qenë më ndryshe, për shkak se nuk është lejuar të merr pjesë me uniformë, me pajisje e emblema zyrtare, madje nuk është lejuar të merr pjesë me automjete zyrtare të FSK-së”, tha ai në T7.

Se kanë qenë shumë herë në aksione humanitare, dje ia konfirmuan Nacionales edhe dy ish-komandantë të FSK-së.

Madje, me një rast në vitin 2019, FSK-ja pas transformimit në Ushtri, kishte marrë pjesë në një aksion deminimi.

Lajmin e ka konfirmuar ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Rama më tutje ka treguar edhe raste të tjera, para vitit 2019, kur FSK-ja ishte në veri me operacione të ndryshme humanitare.

Më 15 korrik 2024, FSK ishte angazhuar në Liqenin e Ujmanit me Njësinë e Kërkim Shpëtimit me dy kamion dhe dy barka. Incidenti për gjetjen e katër të rinjëve serbë, pasi dy barka motorike ishin ndeshur mes vete.

Kurse, në vitin 2016, FSK-ja mori pjesë në gjetje të një serbi në Lumin Ibër.

Rrahman Rama kishte qenë komandant i FSK-së prej marsit 2015 deri në vitin 2021. Ai kujton disa raste kur Forca e Sigurisë së Kosovës kishte shkuar në pjesën veriore.

“Është e vërtetë, mundet me kanë 2016, njëherë në Ujman, njëherë në lumin Ibër, edhe një herë kemi shkuar me deminim me KFOR-in amerikan”, ka thënë Rama për Nacionalen.

Ish-komandanti tjetër i FSK-së, Kadri Kastrati, deklaroi se në kohën kur ai kishte qenë komandant, dy herë FSK-ja kishte shkuar në pjesën veriore.

“Unë sa kam qenë komandant dy herë FSK-ja ka zbarkuar në veri të Kosovës për çështje humanitare. Marrëveshja mes KFOR-it dhe qeverisë së atëhershme nuk e ndalon FSK-në me shku në veri, por jep mundësi që nëse shkon, të shkojë në koordinim dhe bashkërendim me KFOR-in”, ka thënë Kastrati për gazetën Nacionale.

Kastrati më tutje ka kujtuar se në njërin rast, po në Ujman, i kishin gjetur dy serbë që kishin rënë me veturë.

“Dy herë kemi qenë, njëherë aksion humanitar me i kërku dy serbë që kanë ra në Ujman me veturë, dhe i kanë gjetur. Dhe kjo që po bëhet bujë, vetëm për poena politikë se zgjedhjet i kemi sivjet, ky është operacion i rëndomtë i FSK-së”, tha më tutje ai.

JU REKOMANDOJMË

Ish kandidati për kryetar komunë nga LVV kalon në LDK
Lajme

Ish kandidati për kryetar komunë nga LVV kalon në LDK

01/08/2025 - 23:40
KEDS nuk ka filluar ende shkyçjen e bizneseve të mëdha
Lajme

KEDS nuk ka filluar ende shkyçjen e bizneseve të mëdha

01/08/2025 - 23:10
​Maqedonci: FSK është gati, vendet mosnjohjes janë problem për në NATO
Lajme

Maqedonci pret nesër zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes – takim me ceremoni zyrtare në Prishtinë

01/08/2025 - 22:34
Arben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi
Lajme

Arben Taravari i pranon fjalët e Edi Ramës: Më tha që Mickoski do të na përdorë dhe gjuajë si leckë, ashtu edhe ndodhi

01/08/2025 - 22:31
Administrata Trump planifikon një test më të ashpër për shtetësinë dhe rishikim të vizës H-1B
Lajme

Trump paralajmëron plan ndihme humanitare për Gazën: Ne duam t’i ushqejmë njerëzit

01/08/2025 - 22:29
Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Lajme

Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

01/08/2025 - 22:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incident te hoteli ku po dilte në konferencë Përparim Rama: Gjuhë seksiste, shtyrje dhe pengim i gazetares

    Incident te hoteli ku po dilte në konferencë Përparim Rama: Gjuhë seksiste, shtyrje dhe pengim i gazetares

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • E rëndë: Veterani i UÇK-së që vdiq sot, kishte ardhur për pushime dhe shkoi t’i ndihmojë motrës për ndërtimin e shtëpisë – ra nga kulmi

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish kandidati për kryetar komunë nga LVV kalon në LDK

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Trump reagon ndaj Medvedevit – zhvendos nëndetëset bërthamore

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë