Po vazhdon protesta masive kundër pushteti në Serbi, ku dhjetra mijëra njerëz raportohet se janë mbledhur në Beograd.
Ndërkohë, “N1” raporton se Marko Gjuriq, ministri i Punëve të Jashtme, është kapur nga kamerat duke shikuar turmën e madhe të njerzve.
Nga dita e djeshme në Beograd kanë filluar të mblidhen mijëra studentë dhe njerëz të tjerë në për të demonstruar kundër qeverisë serbe dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Protesta ka të bëjë me vdekjen e 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad.
Organizatorët kanë thënë se protesta e sotme pritet të jetë prej më të mëdhave që është organizuar ndonjëherë në Serbia.