Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet – Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm drejtësi për krerët e UÇK-së

05/09/2025 - 14:11
në Lajme
A A
Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet – Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm drejtësi për krerët e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që dhjetëra qytetarë nga Kosova të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 14 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Gucati në një intervistë për GazetaBlic, thotë se mobilizimi ka shkuar shumë mirë dhe se ka një interes të madh për pjesëmarrje, duke shtuar se për herë të parë, do të ketë një numër të madh qytetarësh që do të udhëtojnë nga Kosova për të marrë pjesë në protestën paqësore.

“Është tu shku shumë mirë, mërgata dhe veterantë që kemi në mërgatë janë shumë të mobilizuar, por për herë të parë nga Kosova do të ketë shumë që do të vijnë, besoj që do të shkoj shumë mirë do të jetë një protestë paqësorë do të ngrisim zërin që po ndodh një padrejtësi e madhe ndaj krerëve të UCK-së”, shtoi ai.

Ai gjithashtu shtoi se në protestë do të ketë pjesëmarrës nga shumë shtete, përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë dhe SHBA-në, dhe se deri më tani janë organizuar 6 autobusë nga Kosova, ndërsa ka edhe fluturime të organizuara nga Shkupi, Tirana dhe Prishtina

“Do të jetë një numër bukur i madh sepse interesimi është shumë i madh, mesazhem kam se njërzit janë në takime në shoqata të ndryshme në Evropë, sidomos në Zvicërr, Gjermani, Belgjikë, Itali edhe prej Amerike do të ketë që do të vijnë. Edhe këtu është mirë prej Kosove që do të nisen, se deri më tash janë 6 autobusa që do të nisën, kanë bo edhe me avion prej Shkupi dhe Tirane gjithashtu edhe nga Prishtina”, u shpreh ai.

Gucati thekson se nuk kërkojnë mëshirë nga Gjykata Speciale, por vetëm drejtësi, ku ajo drejtësi të vihet në vend dhe të mos bëhen padrejtësi siç janë duke ndodhur edhe sot.

“Unë mendoj që mesazhi më i madh për Gjykatën Speciale është vet numri i qytetarëve që do të vijnë që Gjykata Speciale dhe ndërkombëtarët do të binden kur të shohin tërë atë masë të qytetarëve në Hagë apo edhe në Prishtinë kur e kanë parë do ta dinë që UÇK ka qenë e pastër, ka qenë luftë e drejtë, ne e kemi hjek një armik nga Kosova, mesazhi jonë do të jetë se nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm drejtësi, ajo drejtësi të vihet në vend dhe të mos bëhen padrejtësi sic janë duke ndodhur edhe sot”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Urdhri i Trump për pezullimin e “stafit joesencial” të USAID, Maliqi: Tani jemi në situatë pa qasje në qindra miliona
Lajme

Agon Maliqi: Momenti i kthjelljes do të jetë kur kufiri me Shqipërinë do të na bëhet kufi me BE-në

05/09/2025 - 16:34
Zelensky kërkon takim ballë për ballë me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Zelensky thotë se mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

05/09/2025 - 16:26
Burgu i Lipjanit bëhet me fushë tenisi
Lajme

Burgu i Lipjanit bëhet me fushë tenisi

05/09/2025 - 16:26
Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet gazetares
Lajme

Kurtit s’i pëlqen pyetja pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë, i kthehet gazetares

05/09/2025 - 16:20
Masa e përkohshme, Ramabaja i jep “goditjen” e parë Kushtetueses: Bllokim i paramenduar, tallje me Republikën
Lajme

Masa e përkohshme, Ramabaja i jep “goditjen” e parë Kushtetueses: Bllokim i paramenduar, tallje me Republikën

05/09/2025 - 16:17
17 vjeçari nga Kosova i shtrirë për tokë, momenti kur policia gjermane e neutralizoi pas dyshimeve se theri një mësues
Lajme

17 vjeçari nga Kosova i shtrirë për tokë, momenti kur policia gjermane e neutralizoi pas dyshimeve se theri një mësues

05/09/2025 - 16:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Prokuroria kërkon paraburgim për policin Murat Latifi, tregon si e ka larguar një person nga shtëpia dhe si ka spiunuar për hetime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Morina pas arrestimit të policit: Kam paralajmëruar se policë të Vushtrrisë punojnë për Gërbeshët, së shpejti priten arrestime tjera

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nis seanca për caktimin e paraburgimit për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale (Pamje)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë