Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar

03/09/2025 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që dhjetëra qytetarë nga Kosova të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 14 shtator, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Sipas Gucatit, më 12 shtator do të nisën nisur 5 deri në 6 autobusë me qytetarë, të organizuar nga OVL-UÇK dhe nga vetë qytetarët.

“Autobusët nisën më 12 shtator. Katër autobusë nisën nga Organizata e Veteranëve, ku i falënderojmë disa donatorë të cilët nuk kanë dashur të bëhen publik. Ne do t’i çojmë mbi 400 vetë, të cilët do të shkojnë dhe do të udhëtojnë për Hagë. Kemi informacione që një shumicë bukur e madhe kanë bërë rezervime me avionë nga Shkupi dhe Tirana që do të udhëtojnë drejt Amsterdamit. Është edhe një autobus tjetër nga Podujeva, që është organizuar në mënyrë vetjake nga vetë qytetarët dhe zotriu Nexhmi Muqiqi, i cili edhe ai ka paguar një autobus”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Gucati falënderoi donatorët që kanë ndihmuar organizimin dhe mërgatën që po i bashkohet nismës, duke ftuar edhe shqiptarët që jetojnë në Evropë dhe SHBA t’i bashkohen protestës paqësore më 14 shtator.

“Është një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që do të udhëtojnë për në Hagë. Organizimi është duke na shkuar shumë mirë, ashtu siç e kemi menduar. E falënderoj mërgatën shumë, të cilët i janë bashkangjitur thirrjes sonë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Evropë dhe në Amerikë që më 14 shtator nga ora 14:00 me na u bashkëngjit në protestë paqësore”, deklaroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku nga Mitrovica: Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë, premton përgjegjësi
Lajme

Abdixhiku nga Mitrovica: Lidhja Demokratike e Kosovës nuk premton zhurmë, premton përgjegjësi

23/12/2025 - 18:31
Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës
Lajme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

23/12/2025 - 18:24
Rama: Gratë vushtrriase janë të angazhuara maksimalisht për ta jetësuar vizionin e Bedri Hamzës
Lajme

Rama: Gratë vushtrriase janë të angazhuara maksimalisht për ta jetësuar vizionin e Bedri Hamzës

23/12/2025 - 18:16
105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci: Rindërtimi i xhamisë së Ibrit fillon në muajin maj (VIDEO)
Lajme

105-shi i VV-Guxo, Tafil Peci: Rindërtimi i xhamisë së Ibrit fillon në muajin maj (VIDEO)

23/12/2025 - 17:55
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit
Kryesore

Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

23/12/2025 - 17:35
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Aleatët presin formim të shpejt të institucioneve, kompromisi do të jetë esencial
Lajme

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Aleatët presin formim të shpejt të institucioneve, kompromisi do të jetë esencial

23/12/2025 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë