Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta pas publikimit të një mesazhi të drejtpërdrejtë dhe kërcënues në rrjetin social Truth Social, ku urdhëron arrestimin e menjëhershëm të protestuesve me maska.
Mesazhi “Arrestoni njerëzit me maska, menjëherë” i referohet protestave të fundit në Los Angeles, ku demonstruesit e maskuar u përplasën me forcat e rendit.
Kjo deklaratë ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të mundshme pa urdhër gjykate dhe shkelje të lirive qytetare. Kritikat ndaj masave të ashpra ndaj protestuesve, veçanërisht atyre që përdorin simbole të grupeve antifashiste, janë të përsëritura nga Trump.
Ndërkohë, zyrtarët e Kalifornisë nuk kanë komentuar drejtpërdrejt, por guvernatori Gavin Newsom ka paralajmëruar më parë për veprime “provokuese dhe të paligjshme” nga administrata federale, pas dërgimit të Gardës Kombëtare pa miratimin e tij.