Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestë para Kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

23/05/2025 - 09:14
në Lajme
A A
Protestë para Kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protestë para Kuvendit e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, kërkojnë përgjegjësi nga deputetët

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, sot do të protestojë para Kuvendit të Kosovës me moton: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.

Protesta mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:45 dhe do të zgjasë deri në orën 11:00, kur pritet të fillojë vazhdimi i 20-të i seancës konstituive.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë reflektim dhe përgjegjësi institucionale të deputetëve ndaj realitetit të vështirë me të cilin përballen shumë fëmijë në Kosovë dhe nevojave të fëmijëve. Si pasojë e kësaj bllokade, shumë politika që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe jetën e fëmijëve vazhdojnë të mbesin të pa miratuara.

KOMF kërkon që deputetët të reflektojnë mbi peshën e përgjegjësisë së tyre. KOMF konsideron që deputetët duhet të marrin përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vepruar urgjentisht për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Çdo vendim që dështojnë apo vonojnë ta marrin për fëmijët, është një barrë që e paguajnë fëmijët me shëndetin, mirëqenien dhe shpesh jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e Koalicionit të Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

JU REKOMANDOJMË

Bashkimi Evropian zgjeron mandatin e EULEX-it në Kosovë deri në 2027
Lajme

Bashkimi Evropian zgjeron mandatin e EULEX-it në Kosovë deri në 2027

23/05/2025 - 14:42
Kallas: Maqedonia vendin e ka në BE
Lajme

Kallas: Maqedonia vendin e ka në BE

23/05/2025 - 14:37
Trumpi rekomandon taksë prej 50 për qind ndaj BE-së nga 1 qershori
Ekonomi

Trumpi rekomandon taksë prej 50 për qind ndaj BE-së nga 1 qershori

23/05/2025 - 14:31
I ik policisë në Tiranë, godet disa makina në rrugë – ndalohet pas ndjekjes
Lajme

I ik policisë në Tiranë, godet disa makina në rrugë – ndalohet pas ndjekjes

23/05/2025 - 14:25
Gjenerali amerikan Timothy Orr që e do shumë FSK-në, merr medalje nga Haradinaj
Lajme

Gjenerali amerikan Timothy Orr që e do shumë FSK-në, merr medalje nga Haradinaj

23/05/2025 - 14:08
Kurti viziton punimet në Teatrin Kombëtar dhe institucione të tjera kulturore në Prishtinë
Lajme

Kurti viziton punimet në Teatrin Kombëtar dhe institucione të tjera kulturore në Prishtinë

23/05/2025 - 13:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    293 Shpërndaje
    Shpërndaje 117 Tweet 73
  • “S’patët marrëveshje se kërkuat postin e kryekuvendarit”, Limaj s’përgjigjet direkt

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë