Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia ndalon të gjitha aktivitetet sportive ilegale serbe në Kosovë

08/04/2023 - 15:38
në Sport
A A
Policia ndalon të gjitha aktivitetet sportive ilegale serbe në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka lëshuar urdhër për të ndaluar garat ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës.

Vendimi vlen për ndalimin e të gjitha aktiviteteve sportive të të gjitha klubeve sportive që nuk janë të regjistruara ose të licencuara në Federatat respektive në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Për vendimin është njoftuar edhe e ashtuquajtura “Federatë e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë”, që funksionon në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi “Kosovo-Online“, që ka publikuar edhe vendimin, ku mes tjerash thuhet” “Me urdhër të drejtorit gjeneral të Policisë së Kosovës, kolonelit Gazmend Hoxha, kërkohet që: TË NDALOHEN të gjitha aktivitetet sportive të klubeve që NUK janë të regjistruara/licencuara në federatat në Republikën e Kosovës, ku aktivitetet e tyre janë në kundërshti me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Kërkohet nga drejtoritë regjionale që përmes personelit të tyre të angazhohen në terren dhe të marrin të gjitha masat ligjore dhe policore për të ndaluar zhvillimin e ngjarjeve që janë në kundërshtim me ligjin”.

Për mediumin në fjalë është deklaruar edhe Igor Uljarevic, kryetari i të ashtuquajturës “Federatë e Futbollit e Kosovës dhe Metohisë”.

Ai ka treguar se pardje janë njoftuar gojarisht disa klube, ndërsa dje është marrë njoftim me shkrim se nëse organizohet ndonjë ndeshje, madje edhe seanca stërvitore, policia do të ndërhyjë.

Uljarevic tha edhe se kanë njoftuar Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë situatë, teksa përmendi edhe një tjetër lidhur me hendbollin.

“Kur ndodhi incidenti në kategoritë më të reja, menjëherë të nesërmen, policia erdhi tek personi përgjegjës që organizoi këtë ndeshje dhe e kërcënoi se do t’a arrestonte nëse do të përsëritej diçka të tillë, apo nëse do të vazhdonte të stërviste fëmijët. Nuk e di se ku u ndalohet fëmijëve të luajnë sport, kjo duhet të jetë e ndarë nga politika. Kjo është forma më e madhe e diskriminimit. Sinqerisht, ne do të vazhdojmë të veprojmë në marrëveshje me FSS. Kemi shtyrë për këtë fundjavë ligën derisa të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’a bëjmë. Për sa i përket kategorive më të reja, ata vazhdojnë të stërviten, të paktën deri tani”, ka thënë Uljarevic.

Kujtojmë se lidhur me këtë kishte reaguar ditë më parë edhe Federata e Futbollit e Kosovës. Mes tjerash, FFK-ja kishte kërkuar nga organet përkatëse të shtetit që urgjentisht të merrnin masa duke ndaluar këtë aktivitete ilegale.

Nga shtëpia e futbollit kosovar u tha se do të informojnë edhe UEFA-n lidhur më këtë situatë. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Albin Kurti mesazh Kombëtares së Kosovës: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian

Kryeministri Albin Kurti mesazh Kombëtares së Kosovës: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian
01/04/2026 - 22:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes së cilës ka shprehur mirënjohje dhe...

Më shumëDetails

Kosova arrin renditjen më të lartë deri tani në FIFA

Kosova arrin renditjen më të lartë deri tani në FIFA
01/04/2026 - 20:52

Pavarësisht disfatës ndaj Turqisë në finalen e play-offit, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm pozitiv nga renditja më e fundit e FIFA-s. “Dardanët” kanë shënuar ngritje në...

Më shumëDetails

Osmani: Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, dardanët i dhanë kombit tonë shpresë

Osmani: Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, dardanët i dhanë kombit tonë shpresë
01/04/2026 - 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me Medalje Presidenciale të Meritave ekipin e Kombëtares në futboll. Osmani shkruan se përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë...

Më shumëDetails

Skena të çmendura në Sarajevë: shikoni pamjet e festës së boshnjakëve pas kualifikimit në Botëror

Skena të çmendura në Sarajevë: shikoni pamjet e festës së boshnjakëve pas kualifikimit në Botëror
01/04/2026 - 12:59

Bosnjë Hercegovina shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë në një Kampionat Botëror, kjo pas triumfit me penallti kundër Italisë në Zenicë. Festa e lojtarëve nisi...

Më shumëDetails

Fisnik Asllani me mesazh emocional pas humbjes

Fisnik Asllani me mesazh emocional pas humbjes
01/04/2026 - 12:02

Fisnik Asllani ka reaguar pas eliminimit të Kosovës nga Play-Off për kualifikim në Kampionatin Botërorë. Sulmuesi i talentuar ka qenë ndër lojtarët më të mirë në këto kualifikuese...

Më shumëDetails

“Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër” – mbrojtësi i kombëtares së Turqisë reagon pas fishkëllimave nga tifozët e Kosovës

“Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër” – mbrojtësi i kombëtares së Turqisë reagon pas fishkëllimave nga tifozët e Kosovës
01/04/2026 - 11:47

Mbrojtësi i kombëtares së Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka dhënë një koment rreth atmosferës së krijuar para dhe gjatë ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës kundër kombëtares...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë