Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PSD nuk garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, Molliqaj: S’e kemi mbështetjen e duhur, refuzuam rrugën e dobët të koalicioneve

08/10/2024 - 15:45
në Kryesore, Lajme
A A
“Unë s’e akuzoj Kurtin si mashtrues, e akuzoj si të rrezikshëm”- Molliqaj fajëson Kurtin për vrasjen e policit Bunjaku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se nuk do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025, njoftoi kryetari Dardan Molliqaj pas mblwedhjes së Këshillit Drejtues të partisë.

“Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend”, shkroi Molliqaj.

Postimi i plotë:

Të dielen, më 6 tetor, Partia Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Midis diskutimeve të situatës politike kemi vendosur edhe për hapat e ardhshëm të veprimit politik.

Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend.

Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku bindjet do të na lakoheshin, por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet.

Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt.

Ky opcion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar.

Në vend të votës, duam të japim shembull aktivizmi. Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë.

Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti.

JU REKOMANDOJMË

Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”
Kryesore

Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”

11/07/2025 - 11:35
“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës
Lajme

“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës

11/07/2025 - 11:25
Një prej nervave kryesor që gjendet në qafë, mjeku kosovar: Nëse shtypet, vdekja mund të ndodh edhe për pak sekonda
Lajme

Një prej nervave kryesor që gjendet në qafë, mjeku kosovar: Nëse shtypet, vdekja mund të ndodh edhe për pak sekonda

11/07/2025 - 11:12
Militantët kurdë të PKK-së pritet t’i dorëzojnë armët e para me një ceremoni në Irak
Lajme

Militantët kurdë të PKK-së pritet t’i dorëzojnë armët e para me një ceremoni në Irak

11/07/2025 - 10:54
Hetimet e Prokurorisë për urat në Mitrovicë, deputeti i VV i sulmon: Kundër ndërtimit janë edhe disa individë në Prishtinë
Lajme

Hetimet e Prokurorisë për urat në Mitrovicë, deputeti i VV i sulmon: Kundër ndërtimit janë edhe disa individë në Prishtinë

11/07/2025 - 10:38
Vendos ZRRE: Tarifat shtrenjtohen për rreth 15 përqind, hyjnë në fuqi nga 1 prilli
Ekonomi

ASK: Çmimi i rrymës është shtrenjtuar 17.8 për qind

11/07/2025 - 10:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë