Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse disa njerëz i “duan” më shumë mushkonjat

07/08/2023 - 12:39
në Kuriozitete
A A
Pse disa njerëz i “duan” më shumë mushkonjat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E keni vënë re ndonjëherë se si mushkonjat pickojnë vetëm disa njerëz, ndërkohë që i injorojnë të tjerët? Nëse ju bëni pjesë tek grupi i parë, atëherë duhet të fajësoni së pari prindërit për këtë fakt. Gjenet dhe grupi i gjakut janë dy nga arsyet kryesore përse disa njerëz janë më të preferuarit e mushkonjave. Përveç tyre, janë edhe disa arsye të tjera që mund t’i gjeni më poshtë.

Jeni shtatzënë

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më shumë) kanë disa receptorë specialë nervor që i ndihmojnë të nuhasin dyoksidin e karbonit në mjedis. Çfarë lidhje ka kjo me shtatzëninë? Një studim i vitit 2002, i publikuar tek revista “The Lancet “, zbuloi se gratë në javët e fundit të shtatzënisë lëshojnë 21% më shumë CO2 se bashkëmoshataret e tyre që nuk janë shtatzënë.

Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kjo mund të arsyeja përse gratë shtatzëna që morën pjesë në eksperimentet e tyre tërhoqën dy herë më shumë mushkonja (edhe mushkonjat u duhen grave shtatzëna në tremujorin e tretë). Dyoksidi i karbonit nuk është arsyeja e vetme përse gratë shtatzëna i tërheqin më shumë mushkonjat: ato gjithashtu lëshojnë erëra të paqëndrueshme që tërheqin mushkonjat, thotë profesoresha Harrington, tek Universiteti Cornell.

Kulloni në djersë

Gjatë aktivitetit fizik sekretohet më shumë acid laktik, i cili kur kthehet në djersë i tërheq më shumë mushkonjat. Temperatura e trupit gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm nëse po djersini shumë.

Keni grup gjaku 0

Ashtu siç ju keni aromat e preferuara, edhe mushkonjat kanë të ashtuquajturat preferenca të tyre, dhe një prej tyre lidhet me atë që rrjedh në venat tuaj. Një studim i publikuar tek Revista Mjekësore e Etimologjisë zbuloi se mushkonjat tërhiqen më shumë nga njerëzit me grup gjaku 0, të cilët si duket janë të predispozuar për të lëshuar aroma të caktuara që janë tërheqëse për mushkonjat.

Sapo keni pirë një birrë

Nuk duam që të hiqni dorë nga birra, sidomos tani në verë, megjithatë duhet të dini se kjo pije tërheq më shumë mushkonja. Një studim i kryer në Afrikën Perëndimore zbuloi se meshkujt që pinë birra ishin më preferuarit e mushkonjave. Një tjetër eksperiment i kryer në Japoni zbuloi se mushkonjat tërhiqen nga njerëzit që konsumojnë alkool.

Megjithatë, arsyeja përse ndodh një gjë e tillë është akoma e paqartë.

Gjenet ju bëjnë më tërheqës

Një studim i kryer tek binjakë identikë sugjeron se një mekanizëm i fshehur gjenetik mund të ndikojë në faktin që disa njerëz i tërheqin më shumë mushkonjat. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se disa njerëz të caktuar prodhojnë substanca natyrale kundër mushkonjave, një veçori që duket se kontrollohet gjenetikisht.

Si t’i mbani larg mushkonjat?

Nuk keni ç‘bëni. Vishni rroba të lehta në copë dhe ngjyrë dhe gjeni spray kundër insekteve me përmbajtje limoni ose portokalli.

JU REKOMANDOJMË

Arkitekti kroat i bibiliotekës në Prishtinë: Vepra ime u shpall si ndërtesa më e shëmtuar në botë, është reklamë për mua

Arkitekti kroat i bibiliotekës në Prishtinë: Vepra ime u shpall si ndërtesa më e shëmtuar në botë, është reklamë për mua
19/03/2026 - 12:21

Biblioteka Kombëtare në Prishtinë u projektua nga akademiku Andrija Mutnjakoviq në vitin 1971 dhe u hap në vitin 1982, në një kohë kur Tito kishte vdekur tashmë, kur...

Më shumëDetails

Kim Jong fiton zgjedhjet parlamentare me 99.93 % të votave

Kim Jong fiton zgjedhjet parlamentare me 99.93 % të votave
18/03/2026 - 18:59

Partia e Punës në Korenë e Veriut ka fituar “zgjedhjet parlamentare” në Korenë e Veriut, duke siguruar të gjitha 687 vendet e Kuvendit Popullor. Sipas raportimeve zyrtare, pjesëmarrja...

Më shumëDetails

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?
12/03/2026 - 12:55

Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e Mesme, duke e bërë atë një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë...

Më shumëDetails

Publikohet lista e miliarderëve të botës, kush kryeson

Publikohet lista e miliarderëve të botës, kush kryeson
10/03/2026 - 22:19

Forbes publikoi sot listën e 40-të vjetore “Miliarderët e Botës”, renditjen përfundimtare të njerëzve më të pasur në planet. Gjatë vitit të fundit, pasuria është rritur në mënyra...

Më shumëDetails

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta

Banka Qendrore e Kazakistanit investon 350 milionë euro në kriptovaluta
07/03/2026 - 13:28

Banka Qendrore e Kazakistanit ka ndarë një buxhet prej rreth 350 milionë eurosh për të investuar në kriptovaluta, ka bërë të ditur guvernatori Timur Suleimanov të premten. “Aktualisht...

Më shumëDetails

Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri

Kim Jong un lundron me shkatërruesin e tij të ri
05/03/2026 - 15:18

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong un, ka thënë se marina e vendit do të ketë “aftësi të fuqishme ofensive” pasi vizitoi një shkatërrues të ri 5,000...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë