Kunati i ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, Dardan Krasniqi i ka bërë një reagim të ashpër deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza pas një takimi që kjo e fundit ka pasur me anëtarët e Lëvizjes në Turku të Finlandës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka vlerësuar se politika në Kosovë e trajton mërgatën si “dele”.
“Pse krejt POLITIKA në Kosovë e trajton mergatën si dele! Kjo në fakt edhe me kontributin e saj! Takimëve skutave sa për foto veq komunitetit, mërgatës vendit e kombit nuk i kontribojnë! Sëcili politikan që vjen nga Kosova në Finlandë, nuk takohët as sipas rendit e zakonit shqiptar, as sipas rendit e protokollit politik, por sipas metodave sa për sy e faqe! KOT! “, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.
Ai tutje ka kritikuar deputeten Fejza duke thënë se “këso takime të këtyre stileve vjen bënë edhe Elmi Reçica” dhe të tjerët.
“Ama ju krejt të drejtën e botës e keni me ba çka doni! E na kemi me ua tregu sa të pshtirë jeni”, përfundon postimi i tij.