Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse Palestina nuk e njeh shtetin e Kosovë?- Sqaron ambasadori i Palestinës në Tiranë

23/09/2025 - 18:37
në Lajme
A A
Pse Palestina nuk e njeh shtetin e Kosovë?- Sqaron ambasadori i Palestinës në Tiranë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna ka folur në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ai u pyet se pavarësisht se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.

Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës. Ai theksoi se Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës dhe se marrëdhëniet me qytetarët kosovarë janë të mira.

“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën”, deklaroi ambasadori.

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori u shpreh i zhgënjyer.

“Kam folur me presidentin Bajram Begaj, i cili na mbështet. Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë”, u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se do të dëshironte që shqiptarët të flisnin më shumë për çështjen palestineze dhe të tregonin më shumë solidaritet.

“Nuk besoj se Kryeministri Rama është pro gjenocidit dhe kjo është diçka e mençur prej tij”.

JU REKOMANDOJMË

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP
Lajme

Skandaloze | Si u punësua në shtet, në mënyrë të dyshimtë, bashkëshortja e të deleguarit të MASHTI-t në UP

27/09/2025 - 19:34
“Unë e kam njoftë rojën”, Luizi shpërthen në lot pas vdekjes së punonjësit të Top Channel
Lajme

Luiz Ejlli merr pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit që vdiq në aksident trafiku

27/09/2025 - 18:18
Krasniqi, Kurtit: Pa Amerikën nuk mund të jesh sovran as në zyrën tënde
Kryesore

Krasniqi, Kurtit: Pa Amerikën nuk mund të jesh sovran as në zyrën tënde

27/09/2025 - 17:48
“Liria ka Emër” më 15 tetor nis marsh me motoçikleta nga Prishtina në Hagë
Kryesore

“Liria ka Emër” më 15 tetor nis marsh me motoçikleta nga Prishtina në Hagë

27/09/2025 - 17:15
Haxhi Avdyli ekzaltohet nga foto e Osmanit me Trumpin, linçon analistët: Mercenarë pro-serb, e urrejnë Kosovën
Kryesore

Haxhi Avdyli ekzaltohet nga foto e Osmanit me Trumpin, linçon analistët: Mercenarë pro-serb, e urrejnë Kosovën

27/09/2025 - 15:56
Operacion në Veri – konfiskohen armë dhe municion në kontrollin e një podrumi
Kryesore

Operacion në Veri – konfiskohen armë dhe municion në kontrollin e një podrumi

27/09/2025 - 15:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    702 Shpërndaje
    Shpërndaje 281 Tweet 176
  • Policia arreston dy serbë në Koshare, njëri nga është ushtar aktiv në Serbi – U kapën nga dy ish pjesëtarë të UÇK-së

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Policia: Motoçikleta ku ndodhej vëllai i Gjestit tejkaloi shpejtësinë në kthesë e u përplas me veturën në anën tjetër

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Automjete ushtarake shihen duke hyrë në Prizren, transportohen me kamionë nga Turqia

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë