Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse po hetohet Elvana Gjata nga SPAK-u? Hoxha: Ishte e dashura e narkobosit, është e dyshuar për një transfer gjysmë milion euro

14/12/2023 - 09:13
në Kryesore, Lajme, ShowBiz
A A
Pse po hetohet Elvana Gjata nga SPAK-u? Hoxha: Ishte e dashura e narkobosit, është e dyshuar për një transfer gjysmë milion euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari i njohur nga Shqipëria Artan Hoxha që mbrëmë ishte mysafir në Pressing në T7 ka dhënë detaje të hetimeve që SPAK po i bën këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Sipas tij, këngëtarja po hetohet pasi ajo për disa vite ka qenë e dashura e Ervin Matës.

SPAK ,sipas tij pretendon që një pjesë që Mata sillte në Shqipëri i kalonte nëpërmjet llogarive të Elvanës.

“Kjo nuk është provuar, po hetohet”, tha Hoxha në Pressing.

Hoxha sqaron se Elvana Gjata nuk është e akzuar. Sipas tij gjatë hetimeve ka rezultuar se një sasi parash është transferuar në llogarinë e këngëtares.

“bëhet fjalë për gjysme milion euro”

Ai thotë se tash duhet hetuar kush i ka marrë ato para dhe nga kanë ardhur ato para që janë derdhur në llogarinë e Elvana Gjatës.

Sipas Hoxhës, njerëzit e showbizzit me botën e krimit i lidh paraja dhe mënyrja e shfrenuar e të jetuarit.

Ndiqeni videon për më shumë

Ervin Mata 31 vjeç njihet si pronari i një prej hoteleve që ndodhet në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë, hotel i cili në fakt sipas QKB-së rezulton i regjistruar në emër të babait të tij. Ky i fundit ka në pronësi, sipas informacioneve zyrtare edhe një kompani që merret me konstruksione metalike. Kurse në emrin e Matës sipas QKB-së rezulton i regjistruar vetëm një biznes që merret me tregtimin dhe servisin e pajisjeve kompjuterike dhe ishte në proces falimenti.

Historia me Elvana Gjatën

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri të ditur për publikun se ishte fejuar me një biznesmen nga Tirana në vitin 2017. Gjithçka ndodhi në një ceremoni intime, ku dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre, atëkohë 2 vjeçare, pasi njiheshin që në vitin 2015.

Por këngëtarja nuk e zbuloi kurrë identitetin e tij, deri në mbrëmjen e 4 tetorit, kur ndodhi edhe vrasja në zonën e ish-Bllokut.

Mata përflitej se ishte një biznesmen i fuqishëm që mbulonte të gjitha shpenzimet e këngëtares. Në kohën e fejesës, Gjata u largua drej Amerikës ku realizoi edhe disa projekte muzikore, dhe nuk nguronte të reklamonte në rrjetet sociale jetën luksoze që bënte, duke nisur që nga helikopteri privat, makinat e fundit dhe udhëtime të shumta.

Përflitet se edhe biznesin e fustaneve të nusërisë, Elvana e ngriti me ndihmën e Matës, të dashurit të saj, por më vonë e shiti. Para se të shpallte fejesën me Ervinin, Elvana kishte patur një kapitull shumë të gjatë, me prodhime muzikore dhe një lidhje dashurie me Flori mumajesin, të cilën nuk e pranoi asnjëri prej tyre.

Por pas përfudnimit të kësaj periudhe këngëtarja nisi të ishte më e pavarur, duke realizuar projekte e vetme. Gjithsesi zërat që qarkullonin shpreheshin se gjithçka në karrierën e Gjatës investohej nga i dashuri i saj biznesmen.

Në një intervistë për “Xing me Ermalin” këngëtarja foli për herë të parë publikisht për të fejuarin e saj, por pa i zbuluar identitetin. Ajo u shpreh saktësisht: Zoti më ka sjellë një fat shumë të mirë, është diçka që të bën të ndihesh mirë dhe ke frikë ta humbasësh.

Këngëtarja preferoi ta mbante të fejuarin e saj larg vëmendjes mediatike. Edhe kur festoi 30-vjetorin e lindjes së saj, Ervin Mata nuk ishte i pranishëm në festë, por prindërit e tij, po.

Pas vrasjes në ish-bllok, Elvana Gjata ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale për një periudhë prej 4-muajsh. Ajo nuk postoi asgjë, pasi më datë 5 tetor profilet e saj në rrjetet sociale u ‘bombarduan’ me komente denigruese që e akuzonin se ishte lidhur me një trafikant droge. Sipas ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana tashmë kishte zbuluar se nga i vinin të ardhurat për jetën luksoze që bënte. Kjo gjë bëri që këngëtarja shqiptare të humbiste mijëra ndjekës në Instagram.

Por ishte përvjetori i pavarësisë së Kosovës, eventi që bëri që Elvana të rikthehej në skenë. Këngëtarja u shfaq e veshur e gjitha me ngjyrë blu, por një detaj nuk i shpëtoi publikut. Ajo nuk mbante më të vënë unazën e fejesës me biznesmenin Ervin Mata. Kjo gjë konstatoi se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes.

JU REKOMANDOJMË

Nis Ferma Vip, këtu mund ta ndiqni live

Nis Ferma Vip, këtu mund ta ndiqni live
27/03/2026 - 21:43

Ferma VIP 3 ka nisur sonte në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus nën moderimin e Arbana Osmanit. Producenti ekzekutiv Eraldo Rexho, i ftuar në studion e...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
27/03/2026 - 21:14

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ditën e sotme, ku ka miratuar disa projektligje. Komunikata: Mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Republikës së Kosovës Prishtinë, 27...

Më shumëDetails

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova po shndërrohet në qendër botërore të këtij sporti

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova po shndërrohet në qendër botërore të këtij sporti
27/03/2026 - 20:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi Qendra Nacionale e Xhudos, ku ka takuar kampionët dhe ekipin e këtij sporti, duke vlerësuar punën dhe...

Më shumëDetails

Kryeprokurori Gashi u pa me politikanë gjatë ndeshjes Sllovaki-Kosovë, Prokuroria: Rastësi, s’ka afërsi me personat

Kryeprokurori Gashi u pa me politikanë gjatë ndeshjes Sllovaki-Kosovë, Prokuroria: Rastësi, s’ka afërsi me personat
27/03/2026 - 20:36

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, është parë dje teksa ka përcjell ndeshjen Sllovaki – Kosovë, i rrethuar me disa liderë politikë si zëvendëskryeministri i parë...

Më shumëDetails

“Gruaja m’i mori vajzat e iku në Gjermani” – Drama në Prizren: Babai e gjyshi akuzojnë për rrëmbim, avokati pretendon diçka tjetër

“Gruaja m’i mori vajzat e iku në Gjermani” – Drama në Prizren: Babai e gjyshi akuzojnë për rrëmbim, avokati pretendon diçka tjetër
27/03/2026 - 20:30

Në njërën anë, një baba dhe një gjysh që denoncojnë një plan të mirëmenduar rrëmbimi përmes falsifikimit të dokumenteve. Në anën tjetër, akuza të rënda për dhunë që...

Më shumëDetails

“Diskutim rreth 2 orësh”, “pritje e përzemërt”, Kurti tregon për temat që i ngriti dhe kërkesat që ia adresoi Macronit gjatë drekës me të

“Diskutim rreth 2 orësh”, “pritje e përzemërt”, Kurti tregon për temat që i ngriti dhe kërkesat që ia adresoi Macronit gjatë drekës me të
27/03/2026 - 20:17

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë