Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse s’po e njeh Spanja Kosovën?

28/05/2024 - 12:38
në Kryesore, Lajme
A A
Pse s’po e njeh Spanja Kosovën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

Të njëjtën gjë e bënë Norvegjia dhe Irlanda. Me këtë vendim ata iu bashkuan më shumë se 140 shteteve nga 193 vendet anëtare të OKB-së.

Siç tha të martën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, “njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm një çështje e drejtësisë historike, me aspirata legjitime të popullit palestinez, por është gjithashtu një imperativ për ta arritur paqen”.

“Është e vetmja mënyrë për të realizuar zgjidhjen që ne të gjithë e njohim si e vetmja e mundshme për të arritur të ardhmen e paqes – një shtet palestinez që bashkëjeton përkrah shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Me këtë lëvizje të qeverisë spanjolle, por edhe me arsyetimin e saj, shtrohet pyetja pse Spanja po heziton ta njohë Kosovën, shtet me shumicë shqiptare që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999?!

Derisa më shumë se 110 shtete e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, ndër të cilat shumica nga BE-ja, si dhe SHBA-ja, Serbia refuzon ta njohë, së bashku me Rusinë dhe Kinën. Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Qeveria spanjolle nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse njohja e Kosovës mund të pasojë njohjen e shtetit palestinez.

Megjithatë, çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja doli gjatë diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm më 27 maj, në Bruksel, në dritën e vendimit të Spanjës për njohjen e shtetit të Palestinës.

Burimet i thanë Radios Evropa e Lirë se për këtë ka pasur një grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ishte “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”.

Ish-ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, gjatë vitit 2023 kishte deklaruar se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, kishte thënë Bartolome më 30 qershor, një ditë para se të marrë Spanja udhëheqësinë e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Çfarë rëndësie ka njohja e shtetit palestinez nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia?

Vendimi i OKB-së i vitit 1948 që krijoi Izraelin, parashikonte një shtet fqinj palestinez, por rreth 70 vjet më vonë kontrolli i territoreve palestineze mbetet i ndarë dhe ofertat për anëtarësim në OKB janë mohuar.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez që ekziston përkrah Izraelit si një zgjidhje për konfliktin më të vështirë të Lindjes së Mesme, por këmbëngulin se shtetësia palestineze duhet të vijë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar. Negociata thelbësore nuk ka pasur që nga viti 2009.

Megjithëse vendet e BE-së dhe Norvegjia nuk do ta njohin një shtet ekzistues, vetëm mundësinë për një të tillë, simbolika ndihmon në ngritjen e pozitës në nivel ndërkombëtar të palestinezëve dhe shton presionin mbi Izraelin për të hapur negociatat për përfundimin e luftës.

Gjithashtu, ky hap i jep rëndësi shtesë çështjes së Lindjes së Mesme përpara zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian, kur rreth 370 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë teksa një rritje e madhe e së djathtës ekstreme është në skenë.

Presioni diplomatik ndaj Izraelit është rritur teksa beteja me Hamasin – i shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka hyrë në muajin e saj të tetë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me një diferencë të konsiderueshme më 11 maj për t’i dhënë “të drejta dhe privilegje” të reja Palestinës në shenjë të mbështetjes në rritje ndërkombëtare për një votim për anëtarësimin.

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë thanë në mars se po e shqyrtonin njohjen e një shteti palestinez si “një kontribut pozitiv” drejt përfundimit të luftës.

Edhe pse dhjetëra vende e kanë njohur Palestinën, asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë dhe është i paqartë ndryshimi që mund të sjellë lëvizja e këtyre tri vendeve.

Megjithatë, njohja e tyre do të shënonte një arritje të rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se kjo i jep legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre.

Pak ka të ngjarë të ndryshojnë gjërat në terren në një afat të shkurtër. Bisedimet për paqe kanë ngecur dhe Qeveria e vijës së ashpër e Izraelit refuzon ta ndryshojë qëndrimin e saj kundër shtetësisë palestineze.

Izraeli reagoi menjëherë më 22 maj, duke tërhequr ambasadorët e tij nga Irlanda dhe Norvegjia.

Qeveria izraelite kritikoi bisedimet për pavarësinë e Palestinës duke i quajtur si një “shpërblim” për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1.200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 250 të tjerë. Ajo kundërshton çdo lëvizje për të legjitimuar palestinezët ndërkombëtarisht.

Disa fuqi të mëdha kanë treguar se qëndrimi i tyre mund të jetë duke evoluar mes protestave për pasojat e ofensivës së Izraelit në Gaza, që ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ministria nuk bën dallim midis joluftëtarëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj

Pse nuk e njeh Spanja Kosovën si shtet?

Arsyeja kryesore lidhur me këtë besohet të jetë qëndrimi i Spanjës karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

“Qartazi, Spanja nuk dëshiron ta njohë Kosovën, sepse do të duhej të pranonte se provincat e një shteti kanë të drejtë të ndahen… Ata nuk duan t’i japin Katalonjës më shumë municion ose argument për ndarje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Eran Fraenkel.

Tani i vendosur në SHBA, Fraenkel kishte jetuar për disa vite në Spanjë ku kishte punuar me Qendrën për Punë të Jashtme të Barcelonës, si ekspert për rajonin e Ballkanit.

Ai ka disa publikime mbi Ballkanin dhe marrëdhëniet e këtij rajoni me Bashkimin Evropian.

Duke komentuar lëvizjen e fundit të Spanjës për njohjen e shtetit palestinez, Fraenkel thotë se këtë çështje e sheh të ndarë nga njohja e mundshme e Kosovës.

“Kushtet historike dhe politike në Kosovë dhe Palestinë janë shumë të ndryshme saqë në të vërtetë nuk janë të krahasueshme”, thotë ai.

Çfarë rrezikon Spanja nga njohja e Palestinës apo e Kosovës?

Ndonëse thotë se mund t’i japë një lloj shtytje kauzës palestineze, Fraenkel beson se qeveritë e shteteve që e njohin shtetin e Palestinës, “e pranojnë që është në parim (gjest) simbolik”.

“Vendimi mund të jetë me qëllim të mirë se shtetet duan të njohin të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje (shtetësi), për të cilën të gjithë pajtohen në parim. Por, askush nuk mund të pajtohet se si të realizohet kjo në praktikë dhe përderisa ka çështje të pazgjidhura mes Izraelit dhe Palestinës, atëherë çështja operacionale (praktike) për shtetësinë palestineze do të shtyhet në vazhdimësi”, thotë ai.

Ai beson se ekzistojnë edhe disa pengesa të mëdha në drejtim të zgjidhjes me dy shtete.

“Njohja e shtetit palestinez është e varur nga të mospasurit luftë, që fatkeqësisht jam pesimist se mund të ndodhë. Pra, të mos ketë luftë dhe të ketë pajtim palestinez mbi atë se çfarë lloj qeverisjeje duan dhe ku do të jetë ajo”, shpjegon tutje Fraenkel.

Tutje, Fraenken beson se njohja e shtetit palestinez, nuk do t’i shkaktojë Spanjës apo shteteve tjera ndonjë pasojë të madhe në pozicionin e tyre në politikën ndërkombëtare.

“Edhe nëse krijon disa valë ose ndonjë ndjenjë të keqe në mes të Izraelit dhe shteteve që po e njohin shtetësinë palestineze, unë nuk mendoj që është diçka që nuk mund të tejkalohet”, thotë ai.

Ndërkaq, meqenëse Spanja e sheh Kosovën si një lëvizje separatiste, sipas Fraenkel, pasojat nga një njohje e mundshme, për Spanjën, janë të menjëhershme.

“Katalunasit (vite më parë) dëshironin të mbanin një referendum, për të mbajtur një referendum për të shpallur pavarësinë. Madridi e quajti këtë ilegale. Duke pasur parasysh këtë qëndrim të Spanjës ndaj Katalonjës, si do të ishte e mundur që ata të pranonin një Republikë separatiste”, shton Fraenkel.

Në deklarime të mëhershme zyrtare në lidhje njohjen e mundshme të Kosovës, Madridi zyrtar kishte thënë për REL-in se “çështja e territorit të Kosovës të zgjidhet përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Më 6 janar, megjithatë, Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet, pas heqjes së regjimit të vizave për kosovarët më 1 janar, 2024.

Por, autoritetet e këtij vendi sqaruan për REL-in se kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës.

Liderët e Kosovës, megjithatë, në vazhdimësi deklarojnë se presin ndryshim qëndrimi nga shtetet mosnjohëse evropiane. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare

Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
14/08/2026 - 23:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Adresa”, ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën ta poshtërojnë këtë parti me propozimin për marrëveshjen...

Më shumëDetails

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
14/08/2026 - 22:56

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit. Aksioni i tyre, siç njoftohet në komunikatë, do zhvillohet nga ora...

Më shumëDetails

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
14/08/2026 - 22:37

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se, nga janari deri në qershor të këtij viti, rreth 5,000 qytetarë kanë aplikuar për fitim, ri-fitim dhe humbje...

Më shumëDetails

Fehim Sali i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe

Fehim Sali i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe
14/08/2026 - 22:26

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar...

Më shumëDetails

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive
14/08/2026 - 22:23

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, i ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim të përbashkët të martën, në ora 09:00...

Më shumëDetails

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb
14/08/2026 - 21:34

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali. Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë