Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse s’u arrit marrëveshja për targat dje në Bruksel?

14/05/2022 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
Pse s’u arrit marrëveshja për targat dje në Bruksel?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt të premten në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Twitter tha se “puna do të vazhdojë”.

“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë”, shkroi Lajçak.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Të dy këta kryenegociatorë mbajtën takime me Lajçakun por nuk pati takim të përbashkët mes tyre.

Diskutimet e djeshme kanë vazhduar për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave.

Besnik Bislimi, kryenegocatior nga Kosova e ka quajtur udhëtimin në Bruksel të kotë, pasi tha se pala serbe nuk ka prezantuar një propozim në lidhje me çështjen e targave që sipas tij e kishin paralajmëruar.

“Pritjet kanë qenë shumë të mëdha meqë takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe. Fatkeqësisht sot e pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe që thotë se kemi një ide por nuk mund ta shpalosim”, tha Bislimi.

Kryenegociatori i Serbisë, Petkoviq në një deklaratë për media tha se gjatë ditës është biseduar për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila ende nuk është implementuar.

Ai gjithashtu tha se kanë biseduar për targat si dhe për të pagjeturit, por e akuzoi Prishtinën se nuk është konstruktive në biseda.

“Ne disa tema ka hapësirë për t’u marrë vesh, por nevojitet edhe pajtimi i anës tjeter. As sot nuk erdhi deri te takimi direkt me z. Bislimi sepse ai refuzoi të flasim për Asociacionin dhe për të pagjeturit”, tha Petkoviq.

Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.

Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.

Tani kjo çështje do të diskutohet në nivel të kryenegociatorëve.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

Përveç çështjes së targave, në takime pritet të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturave dhe atë të energjisë. Për të dyja këto çështje në BE thonë se janë “shumë afër zgjidhjes” por duhet bërë edhe “hapin final”.

BE dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përsëritur se presin nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog.

Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i përballur me mungesë të suksesit në këtë proces, po tenton që të arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti në mënyrë që të hapet rruga edhe për një takim në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të dy liderët nuk janë takuar – në kuadër të dialogut – prej verës së vitit të kaluar.

Ditë më parë Kurti dhe Vuçiq janë takuar në një darkë joformale në Berlin.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë më parë se nuk do t’i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, derisa të mos ketë sinjale të qarta se në takim të tillë do të arrihet përparim konkret.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./REL

JU REKOMANDOJMË

Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ja arsyetimi i gjykatës

Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ja arsyetimi i gjykatës
21/11/2026 - 11:34

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuzën për vrasjen e trefishtë më 26 nëntor 2021...

Më shumëDetails

FSK-ja pajiset me robotin e parë tokësor të prodhuar nga kompania kosovaro-amerikane

FSK-ja pajiset me robotin e parë tokësor të prodhuar nga kompania kosovaro-amerikane
21/11/2026 - 11:01

Ministrisë së Mbrojtjes i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga kompania kosovaro-amerikane STRIDAR. Lajmin e ka bërë të ditur ministri...

Më shumëDetails

Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, në pamundësi për t’i takuar nga afër

Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, në pamundësi për t’i takuar nga afër
21/11/2026 - 10:13

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velani të Prishtinës, ku ka takuar vetëm familjarët e...

Më shumëDetails

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
21/11/2026 - 08:58

Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së në apelin kundër dënimeve për krime lufte në Hagë. Disa ekspertë ndërkombëtarë që folën për Radion...

Më shumëDetails

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin komentin me kritika Fitore Pacollit për digat

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin komentin me kritika Fitore Pacollit për digat
21/11/2026 - 00:10

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka marrë një varg komentesh kritike nga qytetarët, pas publikimit të një njoftimi për ndërtimin e pesë digave strategjike në Kosovë. Me mbishkrimin “Ky...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them për ty, përpos që e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu
21/11/2026 - 00:07

Daut Haradinaj ka pasur disa fjalë me rastin e vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Kosovë për disa ditë. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i EULEX-it i drejtoi armën familjarit të tij (VIDEO)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Policia dhe AKI me aksion të madh në Mitrovicë: Sekuestrohen kokainë e para

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë