Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse u fërshëllye në shtëpi Granit Xhaka?

20/11/2025 - 09:20
në Lajme, Opinione
A A
Pse u fërshëllye në shtëpi Granit Xhaka?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Lutfi Dervishi

Në librin e saj, “Brenga e Ballkanit” Edith Durham bën një diagnozë klinike, e cila mbetet aktuale edhe sot, pas më shumë se një shekulli: ne duam me zjarr, urrejmë me zjarr, dhe zona gri na duket e huaj.

Këtë mungesë të “zonës gri” e provoi së fundmi në mënyrën më të dhimbshme Granit Xhaka. Ai shtangu në “shtëpinë e tij”, teksa u përball me fishkëllima nga tifozët që e kishin duartrokitur gjatë gjithë karrierës së tij.

Shkaku? Një keqinterpretimi klasik dhe malinj.

Lajmi që mori dhenë ishte se: “Xhaka tha se ata që nuk bëjnë për Zvicrën, luajnë për Kosovën.” Kjo frazë e rëndë u përdor për të ndezur mllefin.

Por e vërteta e fjalëve të Xhakës në intervistën për gazetën Blick është krejt tjetër.

Ai foli për konkurrencën e madhe në ekipin zviceran, për cilësinë e lojtarëve dhe për durimin që kërkohet. Më e rëndësishmja, ai e quajti Kosovën një skuadër që po luan në nivel të lartë, duke nënkuptuar se zgjedhja e lojtarëve si Avdijaj dhe Hajdari ishte një hap i rëndësishëm, profesionalisht.

Gazetarët zviceranë u shtangën kur mësuan se fishkëllimat në Fadil Vokrri ishin pasojë e një fakenews. Një fjali në Bazel u “përkthye” keq në Prishtinë.

Futbolli është emocion, kjo është e vërtetë. Por po aq e vërtetë është se ushqimi më i shijshëm për portalet dhe rrjetet sociale është loja me këto “emocione”, thjesht sepse gjenerojnë klikime dhe i japin mundësi edhe atyre që kanë byk në kokë të japin mend.

Edith Durham kishte të drejtë: ne nuk e njohim “zonën gri”. Por realiteti është se kjo zonë ekziston dhe është pikërisht vendi ku duhet të qëndrojmë edhe kur shpërthejmë si “flakë kashte”.

As Granit Xhaka nuk është tradhtar, as tifozët që fishkëllyen nuk janë armiq. Janë thjesht viktima të manipulimit dhe keqinformimit.

Çfarë do të ndodhë nëse as Shqipëria dhe as Kosova nuk arrijnë dot në Kupën e Botës?

“Patriotët” që e fishkëlluan Xhakën do të jenë të parët që do të krenohen me të. Do ta duartrokasin fort dhe do të krenohen më shumë seç u krenuan në përballjen epike Serbi-Zvicër në Botërorin e luajtur në Rusi!

Përpara se t’i kthejmë tribunat e stadiumit në tribunale gjykimi, ndoshta duhet të ndalim pak dhe të pyesim: Kush është futbollisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave?

Përgjigja ndoshta i bën të gjithë palët të bien në një mendje: GRANIT XHAKA.

JU REKOMANDOJMË

Enver Hoxhaj alarmon: Blerja e raketave kineze nga Serbia rrezikon stabilitetin rajonal

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
13/03/2026 - 18:32

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, ka komentuar blerjen e raketave supersonike kineze nga Serbia prej Kinës. Hoxhaj ka paralajmëruar se blerja e këtyre raketave nga Kina përbën rrezik...

Më shumëDetails

Reuters: Pasi fotografitë dolën në internet, Vuçiqi e pranon se Serbia ka blerë raketa balistike nga Kina

Reuters: Pasi fotografitë dolën në internet, Vuçiqi e pranon se Serbia ka blerë raketa balistike nga Kina
13/03/2026 - 18:11

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka pranuar se Sebia ka blerë raketa balistike kineze CM400AKG, duke u bërë kështu shteti i parë në Evropë që blen raketa të...

Më shumëDetails

“Guxo po shuhet, e keqpërdorën Rugovën për ta goditur LDK-në”

“Guxo po shuhet, e keqpërdorën Rugovën për ta goditur LDK-në”
13/03/2026 - 17:29

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar pas dorëheqjeve të fundit nga strukturat e partisë Partia Guxo, duke vlerësuar se ky subjekt politik po shkon drejt shuarjes. Sipas Muharremit,...

Më shumëDetails

Ish-komandati i Gardës Revolucionare: Kemi arsenal raketor të pakufizuar

Ish-komandati i Gardës Revolucionare: Kemi arsenal raketor të pakufizuar
13/03/2026 - 17:23

Ish-komandanti i Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaei, deklaroi se Iran nuk është më i gatshëm të pranojë një armëpushim, duke theksuar se durimi i Teheranit ndaj situatës aktuale ka...

Më shumëDetails

Gjimnazi në Suharekë e arsyeton favorizimin e kushëririt të Bali Muharremajt: Grada shkencore nuk ka rëndësi

Gjimnazi në Suharekë e arsyeton favorizimin e kushëririt të Bali Muharremajt: Grada shkencore nuk ka rëndësi
13/03/2026 - 17:03

Gazeta Insajderi kishte raportuar ditë më parë për dyshimet mbi nepotizëm në Komunën e Suharekës, ku Dr. sc. Astrit Sahitaj, një profesor me 25 vite përvojë dhe veteran...

Më shumëDetails

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë
13/03/2026 - 16:59

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar si një lajm të mirë heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian. Kurti...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media

    BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shembull suksesi: Kompania e biznesmenit mitrovicas Agron Zeneli përfundon punimet në ndërtesen e njohur në Herrenberg të Gjermanisë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, çka zbuloi autopsia?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nexh Spahiu kritikon urën e re mbi lumin Ibër: Po qëndron shtrembër dhe dëmton pamjen estetike pasi ana e djathtë është më ulët

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Çfarë posti iu ofrua Osmanit nga Kurti, flet zyrtari i LVV-së

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë