Në Fushë-Kosovë është zyrtarizuar një koalicion i paprecedent politik në prag të balotazhit për kryetar të komunës.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se është arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, me qëllim që të garojnë së bashku kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Burim Prebreza.
Tashmë është publikuar edhe marrëveshja mes dy partive, e nënshkruar nga Besnik Osmanit (LDK) dhe Rrahim Tërnava (PDK).
Marrëveshja mes partive përmbanë 8 pika, ku përfshinë qeverisjen e përbashkët.













