Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Publikohen dokumente: Tani e akuzojnë, por VV-ja e ka paguar 50 mijë euro UBO-n

14/10/2025 - 14:25
në Lajme
A A
Publikohen dokumente: Tani e akuzojnë, por VV-ja e ka paguar 50 mijë euro UBO-n
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka ngritur dyshime serioze mbi marrëdhënien ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe kompanisë së njohur për hulumtime dhe sondazhe, UBO Consulting.

Ai ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të cilat tregojnë se Vetëvendosja i ka paguar kësaj kompanie një shumë prej 48,753 euro gjatë periudhës 2020–2024, transmeton lajmi.net.

“Sipas listave zyrtare të KQZ-së për shpenzimet e partive politike, Vetëvendosja vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2024 e ka paguar UBO-në 48 mijë e 753 euro për hulumtime dhe sondazhe,” ka shkruar Mehmetaj në postimin e tij.

Publikimi i këtyre dokumenteve vjen pas përplasjeve publike që Vetëvendosja ka pasur me UBO-n, veçanërisht pas publikimit të exit poll-it për Mitrovicën e Jugut, ku kompania e nxori kandidatin e VV-së, Arian Tahiri, fitues pa balotazh. Kjo, sipas Mehmetajt, ka nxitur një reagim të qëllimshëm nga VV për të zhvendosur vëmendjen nga manipulimet e mundshme.

“Kjo është veç një provë tjetër se Vetëvendosja vetë e di se ka bërë diçka në Mitrovicë për ta ndryshuar rezultatin në favor të kandidatit të vet,” ka shkruar ai. “Sulmet ndaj UBO-s tash janë veç një segment i strategjisë ‘mbrojtja më e mirë është sulmi’.”
Mehmetaj thotë se tashmë është i bindur se rezultati përfundimtar në Mitrovicë, ku Arian Tahiri nuk arriti të fitojë pa balotazh, është produkt i një “makinacioni politik” nga Vetëvendosja.

“Lutem që policia të jetë vigjilente e të hetojë të gjitha pistat,” përfundon ai.
Gazetari u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të shqyrtojnë me seriozitet të gjitha faktet dhe dokumentet që lidhen me këtë rast.

Postimi i plotë:

Si ia dha Vetëvendosja UBO-s afër 50 mijë euro për sondazhe…
Sipas listave zyrtare të KQZ-së për shpenzimet e partive politike, Lëvizja Vetëvendosje vetëm nga viti 2020 deri në vitin 2024 e ka paguar kompaninë UBO Consulting 48 mijë e 753 euro.
Këto pagesa Vetëvendosja shkruan se ia ka bërë UBO-s për hulumtime dhe sondazhe.
Por, për rezultatet e exit-pollit në Mitrovicë të Jugut, ku UBO e nxirrte fitues Arian Tahirin pa balotazh, Vetëvendosja po thotë se duhet me e hetu kompaninë.
Kjo është veç një provë tjetër se Vetëvendosja vetë e di se ka bërë diçka në Mitrovicë për ta ndryshuar rezultatin në favor të kandidatit të vet.
Prandaj, sulmet ndaj UBO-s tash janë veç një segment i strategjisë “mbrojtja më e mirë është sulmi”.
Tashmë jam i bindur se rezultati që doli si përfundim në Mitrovicë ku Arian Tahiri e mposht vetëm për pak Faton Pecin e nuk shkon pa balotazh siç e prezantoi UBO, është një makinacion i Vetëvendosjes.

Lutem që policia të jetë vigjilente e të hetojë të gjitha pistat

JU REKOMANDOJMË

KQZ nis publikimin e rezultateve të kandidatëve për asamble komunale – linku
Lajme

KQZ nis publikimin e rezultateve të kandidatëve për asamble komunale – linku

14/10/2025 - 17:03
NISMA do t’i dëgjojë ofertat e Kurtit, por ia bën me dije kërkesën -Limaj Kryeparlmentar
Lajme

NISMA do t’i dëgjojë ofertat e Kurtit, por ia bën me dije kërkesën -Limaj Kryeparlmentar

14/10/2025 - 16:49
“Guxo” në këtë komunë dëshpëron me kandidatin për kryetar i cili arrin ti marr vetëm 0.24% të votave
Lajme

“Guxo” në këtë komunë dëshpëron me kandidatin për kryetar i cili arrin ti marr vetëm 0.24% të votave

14/10/2025 - 16:37
Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje të votave në Mitrovicë
Kryesore

Policia fillon grumbullimin e provave për vjedhje të votave në Mitrovicë

14/10/2025 - 16:33
Ky kandidati për kryetar komune mori vetëm 53 vota nga gjithsej mbi 39 mijë votues
Lajme

Ky kandidati për kryetar komune mori vetëm 53 vota nga gjithsej mbi 39 mijë votues

14/10/2025 - 16:27
Gjakovë: Dërgohet në paraburgim i dyshuari që sulmoi një polic
Lajme

Gjakovë: Dërgohet në paraburgim i dyshuari që sulmoi një polic

14/10/2025 - 16:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    311 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Podujevë, ky është rezultati?

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Numërimi i votave për Kuvendin Komunal, ky është rezultati mes LVV-LDK

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë