Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Publikohen pamje, kjo është shtëpia e pabanuar ku dyshohet se u fsheh i arrestuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

07/11/2025 - 13:26
në Lajme
A A
Publikohen pamje, kjo është shtëpia e pabanuar ku dyshohet se u fsheh i arrestuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ai është gjetur i plagosur nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet se ishte fshehur në një shtëpi të pabanuar, rreth 4 kilometra larg vendit ku kishte ndodhur rasti.

Mediat kanë publikuar pamje nga atje.

Gjatë ditës, nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se i njëjti dyshohet se është plagosur gjatë përleshjes me viktimat.

Ai ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për t’u transferuar më pas për në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka folur për gjendjen e të plagosurit. Ai ka thënë se i njëjti është sjellë në QKUK me plagë nga arma e zjarrit dhe pas ekzaminimit është transferuar për në Kirurgjinë Abdominale për trajtim të mëtutjeshëm.

“Pacienti është pranuar rreth orës 08:30, i cili është sjellë nga Policia e Kosovës me plagë nga arma e zjarrit. Deri më tani janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pas ekzaminimit klienti është transferu në Klinikën e Kirurgjisë abdominale për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.

Një numër policësh po e ruajnë të dyshuarin e vrasjes së djeshme të vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Dy vëllezërit mbetën të vdekur para dyerve të shtëpisë dje në Golluboc të Malishevës.

Të afërm të viktimave treguan se i dyshuari ka ardhur ta marrë bashkëshorten, motrën e dy viktimave, e cila po qëndronte te familja pasi disa ditë më parë i vdiq babai.

Në të dalë nga shtëpia, jashtë dyerve të oborrit ka nisur konflikti mes dhëndrit dhe vëllezërve, ndaj të cilëve shtiu me armë dhe i la të vdekur.

I dyshuari edhe më parë kishte pas aktakuzë për dhunë në familje. Atij ishte ngritur aktakuzë në prill të këtij viti për dy vepra penale “Dhunë në Familje” dhe “Kanosje”. /Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

“Kontrolloni kutitë postare”, KQZ me njoftim me rëndësi për votuesit jashtë Kosovës
Kryesore

“Kontrolloni kutitë postare”, KQZ me njoftim me rëndësi për votuesit jashtë Kosovës

07/11/2025 - 14:52
Radoniqi takohet me ambasadorin gjerman, flasin për balotazhin
Kryesore

Radoniqi takohet me ambasadorin gjerman, flasin për balotazhin

07/11/2025 - 14:45
Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi
Kryesore

Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

07/11/2025 - 14:31
SHBA do të bëjë ndryshime rrënjësore në blerjen e armëve për shkak të kërcënimeve globale
Lajme

SHBA do të bëjë ndryshime rrënjësore në blerjen e armëve për shkak të kërcënimeve globale

07/11/2025 - 14:30
Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh
Lajme

Kurti: Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh

07/11/2025 - 13:23
Deputeti i PDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e Qeverisë
Lajme

Deputeti i PDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat të LVV-së për formimin e Qeverisë

07/11/2025 - 13:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti Artan Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

    Deputeti Artan Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Mos më ik, mos më ik – VV ka për ta përmendur 2021 si atë që ka shkuar te miqtë…” , Debati i ashpër Buzhala – Hoxha

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Thellohet aleanca VV-AAK për balotazhin, zyrtarizohet një tjetër koalicion mes tyre

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lladrovci konfirmon se ka drekuar sot me Albulena Haxhiun, thotë se u takua për çështje personale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohet i dyshuari për krimin e dyfishtë në Golluboc

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë