Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2024.
Këto raporte përfshijnë shpenzimet e ndryshme, si ato për blerje të mallrave, shpenzime logjistike, për marketing, qira e shpenzime të tjera.
Sipas një komunikate, KQZ sqaron se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues.
“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.
Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së.
Këtu i keni raportet për secilën parti veç e veç. https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-vjetore-financiare-te-audituara
Vetëvendosje

Partia Demokratike e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
